Të martën, me 29 qershor, në Prishtinë, do të mbahet mbrëmja letrare-artistike që do t’i kushtohet krijimtarisë e veprimtarisë së shkrimtarit, dramaturgut, skenaristit e publicistit Gani Mehmetaj.
Gani Mehmetaj mori çmimin “Kadare” 2021 për dorëshkrimin e romanit “Zogjtë e qyqes”, nga Universiteti Evropian i Tiranës dhe Fondacioni “Gramoz Pashko”, ndërsa e botoi UETPRES, Tiranë. Është autor i 26 veprave letrare, kinematografike, publicistike dhe skenarëve të filmit.
Në mbrëmjen artistike do të ketë një fragment monodrame, të interpretuar nga Sheqerie Buçaj, një fragment romani, të lexuar nga Naime Beqiraj dhe disa pika muzikore muzikore, solo të ekzekutuara me piano.
Në mbrëmjen letrare-artistike, pritet të flasin Shaban Arifaj, Dr. Blerim Latifi, Dr. Femi Cakolli etj.
Mbrëmja letrare do të mbahet me 29 qershor 2021, në hotel “Sirius”, duke filluara nga ora 19.00.
Me piano ekzekuton dhe këndon Arbërie Krasniqi.