Sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit patëm nderin të presim një prej artistëve më të mëdhenj bashkëkohor shqiptar, Petrit Halilaj.
Arsyeja e ardhjes së tij në Kosovë është prezantimi i instalacionit të famshëm “Lule Mosmëharro 2020 -2021” nga Petrit Halilaj dhe Alvaro Urbano e cila do të hapet nesër në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në kuadër të Austrada Bienale.
Ky instalacion do të jetë i hapur për publikun nga data 1 korrik deri më 11 shtator të këtij viti.
Petrit Halilaj është një prej artistëve që me punën e tij ka arritur suksese dhe është prezantuar në galeritë dhe vendet më të njohura të botës në fushën e artit. Ai punon mes Gjermanisë, Kosovës dhe Italisë ndërsa puna e tij është e bazuar në dokumente, narativa dhe kujtime të lidhura me historinë e Kosovës.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Vatra Abrashi, Leutrim Fishekqiu, Alvaro Urbano,Övül Ö. Durmusoglu dhe Joanna Warsza.