Një gjë nuk e mora vesh. Do të viç, apo nuk do të viç me bashkëshorten në festën e katundit ku kam lindur?- me pyet Gimi pasi u qetësuam.
Për miqtë e mirë, ta kam thënë , se kam kohë me bollëk,- më rreqiti me sinqeritet pohimi.
Më ra në sy, që miku im i mirë, u qetësua
Pse kam kundra gjysmën e katundit?- e pyes profesorin, në kënaqesinë e pohimit tim.
Politikanin e katundit e ke kundërshtarë.
Po atë çfarë e gjeti?
E ke lënë pa punë, me ato që shkruan zotërote.
Profesori, me humor , përshkruante leximin e gazetës në qendër te fshatit, të tregimit tim humoristik “ Usulli”. Xha Zaho ka qeshur më shumë se të tjerët. Në këtë fushatë elektorale, me vendim unanin të banorëve, kanë nxjerrë usull për të mos lënë asnjë politikan për t’u ngjitur në fshat pa rregulluar rrugën, të premtuar për tridhjetë viteve, pa e ndarë, në çdo fushatë elektorale.
Ka shkuar një bisnesmen, kandidat për deputet. I ka dëgjuar. Ka rënë dakort për bashkëpunim. Fshatarët kanë marrë përsipër të bëjnë fuqinë punëtore me aksion vullnetarë, ndërsa ai të përballonte shpenzimet për bazën materiale dhe makineritë. Kanë punuar rreth një muaj ditë e natë. Asfalti ka shkuan në qendër të fshatit. Në ditën e votimit kanë votuar të gjithë për bismemenin, i cili e ka fituar garën, për të zënë karriken në parlament.
Për herë të parë do të shkojmë në fshatin tim të lindjes, pa na u shkundur veshkat,- e mbylli Gimi me entuzizëm rrëfimin.
Nuk po e kuptoj . Sipas rrefimit tend, ti me komunitetin jeni të gëzuar. Politkani i katundit çfarë dreqin ka?- e pyes me sinqeritet profesorin.
E ka quajtur masakër zgjedhore për shitblerjen e votës.
Në këtë bashkëpunim nuk ka levizje parashë . Apo të kam kuptuar gabim?
Këtu është shkaku i zemërimit tij. Në këtë fushatë elektorale ai ka dalë pa asnjë qindarkë fitim.
Pra, kur politikani i katundit nuk i shet vetë votat, zgjedhjet i cilëson masakër zgjedhore,- i kthehem Gimit duke qeshur me zë të lartë.
Po kulim. Me ke kuptuar drejë, - e Gimi ngriti faqoren në gojë, me shumë lezet.
Je burrë i zgjuar,- dhe kruajta kokën tërë lezet.
E pse?
Fshati të ka cilësuar non grata. Ti nuk i denoncon në gjygje për mbrojtje të dinjitetit , se je gati t’u kërkosh të falur për gabimin që ke bërë. Kërkon nga unë të bëj lobim në katund për ty. A të kam kuptuar qartë, profesor?
Po. Pak a shumë ky është konkluzioni.
Amerikanët lobingjet i paguajnë. Ke ti aq para sa të më paguash mua?- e thumboj papritmas.
Duhet të më paguash edhe ti mua, se do të bëj lobing për zotërinë tënde në katund,- ma ktheu profesori i turullosur.
Për mua mos u shpenzo! E kam të lehtë zgjidhjen. Nuk e ve këmbën më në katundin tënd të lindjes,- e qesëndis me kënaqësi miqësore.
Do të viç, apo nuk do të viç me mua në katund?- me pyet profesori tërë pasion.
E thashë fjalën për po.
Sa para më kërkon të lobosh për mua ?
Nga kjo pyetje po më dukesh burrë i trashë.
Nuk të marr vesh! Një herë më thua i zgjuar, njëhere i trashë !
Kur je i zgjuaj më gëzon, ndërsa kur tregohesh i pazgjuar më shqetëson, - i thashë këto fjalë duke mbajtur të qeshuren me veshtirësi.
Pse jam i pazgjuar?
O marrok! Si të shkon në mendje se do të marr para ty?- dhe u çlirova me qeshje ritmike.
E kam thënë me kohë. Je kulim Shkodre. Të dua shumë, se i thua gjërat troç, - dhe Gimi ndeshi faqoret me tërë gëzim.
Ajri i pastër buzë liqenit më jep kënaqësi maksimale në frumëmarrje. Rakija e labërisë, e zier dy herë me kujdes, m’a shtonte kënaqësinë e ndenjes. Vura re se mjelma në liqen po kotej nga avujt e rakisë sonë. Zogjtë u larguan nga pemët rreth e rrotull.
Do të bëj një pyetje me sinqeritet,- më drejtohet profesori me kënaqësi.
Bëje!
Po hëngre dajak vendshe në fshat, a do të më flasësh përsëri?
Të erdhën mend përsëri , o derdimen ! - i kthehem duke qeshur me shpirtë.
Pse qesh, o lumëmadh ?
Të jap fjalen e burrit. Po na kopanisën me të njejtin intesitet, nuk ka për t’u ankuar kurrë.
Po nëse ndryshon intesiteti i dajakut?
Këtu ka dy variante, për emocionet e mija.
E cilat janë, - me pyet profesori me kershëri.
Vatianti i parë është, nëse bashkëfshatarët të delendisin ty, më shumë se mua , nga gëzimi, do u shtrengoj dorën.
Po varianti dytë?
Pse nuk u kam as hak, e as hile, po me trajtuam më keq se djalin e tyre, të them fjalën e burrit, se do të bëj hatanë në gjykata , me akuzën për rracizëm të bashkëkatunarve të tu,- nuk e mbaja veten, duke parë zotni Gimin të çoroditur.
Mirë ma bërë ! Vetë u kruajta ! Gëzuar!- më urdhëron Gimi me nervozizëm.
Na iku rinia. Nuk e kishim më entuzizmin e djeshëm. Nuk po i jepnim më poshtë as rakisë, e as mezerisë. Nuk e mbajmë dy ditë rresht rakinë. Faqoret as në gjysem nuk i çuam.
Për non gratën, e masakren zgjedhore më sqarove, po për shkarkimin e presidentin çfarë do të më thuash?- u mundua ta rindezë bisedën profesori.
Të thashë se nuk do të flas për politikë!
Të njoh mirë. I dërgove pohimet tuaja në katundin tim, por e mora vesh shumë mirë mesazhin tënd.
Ngrihemi Gimo se e shoh, që nuk të rrihet më!
Sa të mbledh unë rraqet , leshoje ndonjë silurë, si e ke zakon!
Parlamenti ,me vendim, u distancua nga antiamerkanizmi i zotit president.
Në fund e vendos Gjykata Kushtetuese shkarkimin.
Nuk ka rendësi vendimi më. Denimi politik u dha. Në se gjykata del kundra parlamentit, thyen tjegullat e veta, themi ne shkodranët.
U ngritëm tok. Gimi mbante torbën në dorë. Ishte më e ngarkuar se dje, kur u ngritëm nga stoli ynë. Po çapteshim për në drjetim të shtëpive.
Me dhe fjalen se do te viç në katundin time, sëbashku me gruan,- ma përseriti Gimi, kur po grushtoheshim në ndarje te sheshi Uillson.
Të kam dhanë fjalën e burrit se unë do të vi , -i them me mburrje.- Për gruan time fute mikeshe korçaren tënde. Unë, si burrë zakoni, nuk merrem me llastimin e grave , - ia zura në grykë kënaqesinë e fillimit.
E ke pak të sertë.
Të kam thënë njëqind herë ,se nuk është pak.
Mirë ma bërë, - dhe miku im i mirë, mori drejtimin për në shtëpi, duke folur, e duke qeshur , me vete.
Fund