Sporteli është mbushur
Me njerëz nga diaspora
Tash po e kuptoj unë
Pse po më kruhet dora
Vërtet diaspora jonë
Ka një rini te mirë
Madje në mesin e tyre
Ka të tillë- dorëlirë
Njëri ma bëri me sy
Thash- nafakën e gjeta
Mendjen prore e kisha
Të më trashet kuleta
E nxorra nga rendi
E futa madje ne zyrë
Mbante dorën ne xhep
Buzëqeshte në fytyrë
Unë e mbaj sekretin
Nga unë nuk dalin llafe
Më futi dorën në xhep
Ju lutem sa për një kafe
Pastaj shpejt e shpejt
Punën edhe ia kreva
U përshendetëm si burrat
Urdhëro edhe tjera hera
U gëzova pa masë
Nuk bëra shumë llafe
Nuk më dolen leket
Por sheqerka për kafe?