"Anima Animus" ose "Animus Anima"!

Kultura

"Anima Animus" ose "Animus Anima"!

Nga: Agron Shabani Më: 3 korrik 2021 Në ora: 22:10
Agron Shabani

"Nëse bëni (çoni) dashuri, mos e merrni trurin me veti, nëse bëni luftë, lërini zemrën dhe shpirtin në gjumë ose n'pushim, ndërkaq nëse hyni në politikë të lartë ose diplomaci, atëherë lërini zemrën dhe shpirtin pas gjuhës."-tha dikur mbretëresha Katarinë e Rusisë me do shikime tè nxehëta (gacë) që i digjnin ose përvelonin detin dhe qiellin kaltrosh gjatë muajve të vaptë të gushtit dhe korrikut dikund në ishullin e Krimesë.

Ndërkaq, Zoe (Sofia) e bukur dhe ekstravagante nga Bizanti, pasiqë ia kishte derdhur në prehër trupin ose shtatin e saj valë Ivanit të ftohtë dhe impotent nga Rusia, pa dashur të lëshohej në zhargonin ose vokabularin fabulist ose anektodig tè batutave ose proverbave të ndryshme politike, i tha:" Së bashku me trupin (shtatin) dhe kurorën martesore, e kam sjellur me veti edhe kurorën mbretërore të perandorisë së madhe bizantine"! Duke e lënë Ivanin e III të Rusisë gojëhapur dhe të patekst gjatë atij vitit të largët 1472. 

Disa vite me vonë (me 1482) -"shtetit" ose "knjazevinës së madhe" të Moskës dhe Kjevës (lëxo "Kjevskaja Rasija", ose "Moskovska knezhevina") iu bashkuan "republika e Novgorodit", dikur me vonë "kanati" ose "ekzarhati mongol" i Siberisë Perëndimore, Kazani, Astrahani, Kaukazia (Kaukazi), Baltiku, Dnjepria etj. Në kohën e Katarinës së Madhe, Anes, Pjetrit të Madh, Jelizaveta Petrovnes, Katarines II etj...Deti i Zi, Krimea dhe kështu me radhë. 

Rusinë e Madhe e bënë ose krijuan gratë (femrat) e bukura dhe rastët e volitshme prej luftërave dhe tragjedive të mëdha. Nejse!

Femra ose gruaja e bukur-spas Karl Gustav Jungut, është simboli, udhërrefyesi, lajtmotivi dhe fenomeni kryesorë në psiçikën ose psikologjinë e mëshkullit ose të burrit. Ashtu siç është mëshkulli (burri) i fortë dhe i vërtetë ose ekselent në shpirtin dhe psiçikën (psikologjinë) e gruas. 

"Anima-Animus dhe "Animus-Anima" kjo është e njejtë, sipas Mari Luise von Franckut ose E. Hardingut etj.

Ndaj, në çdo pjesëtar të gjinisë mëshkullore, ka diçka të gjinisë femrore, ashtu siç ka diçka mëshkullore tek çdo pjesëtare e gjinisë së bukur ose polit të butë.

Ndaj,vetëm arti i gruas dhe arti i luftës, të bëjnë burrë ose mëshkull të vërtetë. 

Apo...?!

Në instancë të fundit, disiplinat e njohura shkencore dhe humaniste janë shumë të reja për t´i njohur dhe kuptuar të të gjitha sekretët ose misterët e mundshme të gjinisë së bukur ose polit të butë.

Tempujt me të bukur dhe me të shkëlqyer së bashku me valët ose dallgët me të trazuara ose përmbytëse, nganjëherë mund t'i gjeni në trupin, mendjen, shpirtin dhe zemrën e një gruaje. 

Ato gjëra pra, çfarë s’i ka parë dhe njohur ndonjëherë "gjinia e fortë" mëshkullore.

Ferma ose gruaja e bukur, e shkolluar, e ditur, intelektuale dhe intelegjente, është pasqyrë, shëmbëlltyrë, instancë morale dhe institucion i fuqishëm mendor, shpirtëror dhe kulturor i një familjeje, shteti, populli (kombi) dhe shoqërie të tërë.

Kjo bindje, ky besim dhe ky ndikim janë të gdhendur ose skalitur fuqishëm-deri në kupën e qiellit tek çdo njeri normal dhe racional, gjë të cilin mund ta provojë çdonjëri që dëshiron të njihet, qoftë edhe sipërfaqësisht, me mitët, eposët, legjendat, analët ose kronikat e njohura mbi Adamin dhe Evën (Ademin dhe Havën), mbi Jozefin, Maria Magdalenen, Agaten, Juditen, Esteren, Anen dhe Jezu Krishtin, mbi Muhametin dhe Hatixhen ose Ajshen, mbi Aliun dhe Fatimen, Rea Silvinë, Lavinien, Elenen, Olimpinë, Teutën, Kleopatren, Zoen (Sofia), Jozefinen, Maria Terezen, Maria Luisen, Irenen, Katarinen etj. etj..))

Në të kundërten, gjërat me të bukura, më të çmuara dhe më të dashura, akoma janë falë ose gratis....Femrat ose gratë e dashura, të bukura, të mençura ose integjente si për shëmbull.

ASh

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat