Në Nürnberg, të Bavarisë, jetojnë më shumë se 1000 familje shqiptare, në mesin e të cilëve edhe familja 28 anëtarëshe, Tafa, nga Trepeza e Vitisë. Si më i madhi i tetë fëmijëve; 6 djem e dy vajza, të babë Elmiut dhe nënë Hamidës, në moshën 22 vjeqare, me 1969, Emrush Tafa, merr rrugën e mërgrimit.
Me të arritur në Gjermani, Emrush Tafa, ishte betuar se nuk do të ndalej së punuari në interes të familjës e atdheut, i cili përveq të mirave materiale për jetesën e familjës, ka kontribuar edhe në shkollimin e katër vëllezërve; Haziri, ka mbaruar fakultetin e Historisë, Mustafa dhe Muja, fakultetet e Edukatës fizike dhe Xhemshiti, atë të Bujqësisë. Ndërsa, Faruku, i gjashti vëlla, për shkak të veprimtarisë atdhetare, ku ka qenë i ndjekur nga regjimi i atëhershëm jugosllav, është detyruar të arratisej jashtë atdheut.
Në aspektin kombëtarë, kontributi i Emrush Tafës është i madh; si në krijimin e unitetit mes shqiptarëve, pashtu edhe në organizimin e tyre rreth interesit të përgjithshëm kombëtar. Është bashkëthemelues; me Pjetër Colin dhe të tjerë, i Shoqatës shqiptare “ Jehona” në Nürnberg, bashkëthemelues i shkollës shqipe, për herë të parë, ku ka shkuar derë më derë për t’i njoftuar e bindur prindërit për dergimin e fëmijëve në shkollë, bashkëthemelues i LDK-s, në Gjermani, duke grumbulluar mjete për ta ndihmuar shtetin e Kosovës dhe Ministrinë e Arsimit, gjatë viteve të ’90-ta, si dhe, së fundmi, duke organizuar bashkatdhetarët për ta ndihmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe popullin e mbetur nëpër gryka malesh. Janë të mëdha shumat e parave të dorzuara në shtetin e Kosovës dhe për luftën çlirimtare. E, po kështu, të mëdha janë edhe shumat e parave të dhëna nga familja, Tafa.
Edhe fëmijët e Emrushit po tregohen të sukseshëm; Mimoza është inxhiniere e diplomuar dhe punon si e tillë, Marigona është ekonomiste e diplomuar dhe punon në profesionin e saj, ndërsa, Labinoti e Atdheu kanë janë afaristë të sukseshëm. Si drejtues të Kompanisë “Tafa”, kanë bërë që të jenë të njohur në Bavari dhe më largë. E, pokështu, të sukseshëm po janë edhe fëmijët e vëllezërve të Emrushit. Bie fjala, vajzat e Xhemshitit; Drilona po studion stomatologjinë dhe Diellza, ekonominë.
Por, tani pas 52 viteve mërgimi, Emrush Tafën, nuk e kemi mirë me shëndet. Disa ditë më parë iu nënshtrua një intervenimi kirurgjik në zemër. Si shprehje e mirënjohjës për kontributin e madhe të dhënë në interes të çështjes kombëtare, Nëndega e LDK-s, në Bavari, krahu i Dr. Ibrahim Rugovës, e shpalli “Anëtar Nderi” i Nëndegës. Me 27 qershor, të këtij viti, një delegacion i kësaj Nëndege, i përbërë nga Idriz Zeqiri, Afrim Mula, Xhevdet Muriqi, Argent Ferizi dhe Maxhun Smajli, u ngarkuan ta vizitonin dhe t’ia dorzonin çmimin “Anëtar Nderi” i Nëndegës, Emrush Tafës. Këtij delegacioni i është bashkangjitur edhe kryetari i Degës së LDK-s, për Gjermani, Osman Ferizi.
Në emër të Nëndegës së LDK-s, në Bavari, krahu i Dr. Ibrahim Rugovës, çmimin “Anëtarë Nderi”, ia dorzoi, atdhetari, intelektuali dhe ish i burgosuri politik, Idriz Zeqiri. Mëpas, në emër të Degës së LDK-s, për Gjermani, Osman Ferizi, kryetar, nderoi me “Mirënjohje” Idriz Zeqirin dhe Emrush Tafën. Pranimdorzimi i çmimit “Anëtar Nderi” dhe “Mirënjohje”, u bë në prani të familjarëve të Emrush Tafës.