Avdush Canaj: Një yll të pret, botoi Shtëpia Botuese Rozafa, Prishtinë, 2020

Kultura

Avdush Canaj: Një yll të pret, botoi Shtëpia Botuese Rozafa, Prishtinë, 2020

Nga: Ilirjana Kamberi Më: 6 korrik 2021 Në ora: 18:07
Avdush Canaj

Avdush Canaj, poet prozator, publicist, i përndjekur politik. Kritika ka vlerësuar se është në mesin e shkrimtarëve më të mirë të letërsisë për fëmije e të rinj. Ka shkruar dhjetëra vëllime poetike e dy me tregime. ,,Dallëndyshet e gjumit,” mund të lexohet edhe si roman. Për punën e tij krijues ka marrë shum çmime letrare.

Se është poet i rrallë dëshmon më së miri vepra e tij më e re ,,Një yll më pret”, botuar nga Shtëpia Botuese ,,Rozafa” e Prishtinës në vitin e kaluar, 2020, me mbështetje financiara të Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sporiti, të Kosovës.

Fragment

Një poezi e bukur, e jashtëzakonshme që të lë përshtypje në lexim të parë, dhe t`I lë hapur portat t`i kthehesh edhe një herë për ta shijuar ëmblsinë e vargut.

Këtu mund të gjeni botën e fëmijëve me ngjyrat e pranverës, ëndrrat e tyre, por edhe të kaluarën e hidhur, rënien e ngritjen për ditët e mira.

Poezi brilante. E qëndisur me metaforat nga më origjinalet, me vlera të mëdha artistike nga një dorë mjeshtri.

Kur ta lexoni këtë vëllim poetik, do t`ju duket se keni shijuar edhe piktura që kanë magjinë e ngjyrave,kjo lumturi do t`ju përcjell një kohë të gjatë.

Për vlerat e kësaj poezie, shkrimtari Xhahid Bushati, që është edhe njëri nga recenzentët thotë: ,,Poezia e poetit Avdush Canaj nuk përkon me asnjë model poetik pararëndës në poezinë shqipe për fëmijë e të rinj. Individualiteti i tij i spikatur ruan mvetësin e tij, mvetësi që poezisë shqipe i jep frymëmarrje edhe më të gjerë. Kjo është arsyeja që ajo në rrëfimin e vet, në poetikën e vet si dallueshmëri, ruan magjinë avdushiane. Një magji që rrezaton dhe tambush shpirtin me lule, me qiell, më yje, me hënë, me zogj, me cicërima, me diell, me ngrohtësi nëne…, me gjithçka të gëzueshme nga bota jetësore e ëndërrimtare e fëmijëve, bota psikologji që poeti Avdush Canaj e njeh aq mirë, ndaj dhe poezitë të tërheqin si me magnet.”

Faleminderit poeti Canaj për 101 lirikat që janë për të gjitha moshat e rrëzëllinj në Panteonin e poezisë shqipe.

Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat