Nga dheu gjëma po na thërret,
që i treti bijtë e vetë!
Mos mallkono më kot robërinë,
rrokni armtë sillni lirinë!
Edhe etërit t’përbuzur n’robri,
kurrë s’u çmall me bitë e tij!
Armiqtë ju humbën etërve shenjërinë,
babë e bir n’vizitë s’mund t’iu vijnë!
Armiqtë etërit i mbajtën peng,
n’tokën e tyre s’iu lanë askund vend!...
Nga Perëndia erdhi bekimi,
atdhetarëve t’iu dëgjohet betimi!
Me pushkë n’dorë zjarr e çelik,
ata mposhtën çdo armik!...
Perëndia i bekoi,
me etërit n’përjetësi ca i bashkoi!
Luftëtarët e lirisë,
i dhanë dritë gjithë shqiptarisë!