Uh, sa të mira, e sa të hijshme janë:
Këto lulet e bardha dremiçare;
sa të bukura, ku ato ishin dhe sa ziliqare?!
Jetën fëmijërore e kemi kaluar me këto lule,
Kur dikur si gjatë, i ruanim bagëtinë...
Duke kërkuar, vrojtuar e shikuar
Ngase vraponim në çdo luadh pas tyre, ku ato rrinin...
Ndonëse duke i mbledhur me ëndje ato
Duke vrapuar, pas fluturave, dhe pas shpezëve;
Rosave, pulave të egra, gurgulleshave,
harabelave e tutceve në luadhe...
Ato janë të bardha, ku paraqesin lirinë,
por, janë edhe pak si të kuqe për rreth;
E të verdha në mes, ku shfaqin dashurinë!
Ka hijeshi, dashuri, bukuri e begati;
Kur ato vendosen, në vazo, gota, tavolina...
Ngase, hije u ka vendi, ku qëndrojnë n’ato shtëpi!
Lulet dremiçare, më ngjasojnë në vajzat shqiptare,
Ato janë shumë të mira, të mençura e të bardha
Ngaqë, të gjithat janë: Të bukura, të heshtura
të ëmbla, të virgjëra dhe margaritare!...