Kjo ditë
edhe pak orë e do të mbyllet edhe kjo ditë
që për dy jetëra njerëzore do të thotë shumë
as ëndërr e gjumit s'i vë më dot pritë
kur shpirtërat bashkohen si dy valë në lumë...
Dashuri
vala vales i jep fjalen
do ta mbrojme peshkun njalen
dashuri ne kokerr fiku
te mos i djeg vape korriku...
Gërrithje kujtimesh
kur nuk ke çfarë thua
kur nuk kam çfarë them
kujtimet i gërrithim me thua
ëndrrat i varim në pemë
kur nuk kam çfarë them
kur nuk ke çfarë thua
ëndrrat i varim në pemë
kujtimet i gërrithim me thua
Duke pritur
duke pritur do të rritet bari
do i mbuloië gjurmët e ecjes sonë
në stinënët tjera kur të çel behari
gjithçka për ne do të jetë vonë
në stinët tjera kur çel behari
gjithçka për ne do të jetë vonë
duke pritur do të rritet bari
do i mbulojnë gjurmët e ecjes sonë...
Ti
ti je lot i gezuar i dhembjes
qe shpirtin e lenduar trazuar ka
ti je gur qendrese i shembjes
te endrres se vjerrur ne tra
ti je kanion i shterruar lumi
ne stinen e nxehte te veres
ti je enderr e braktisur gjumi
ne kornizen e thermuar te deres...
Kur s’do të jem
kur s‘do të jem do më kërkosh
si ujë oaze në një shkretëtirë
s‘do më gjeshë do kthehesh bosh
do thuash i varfëri ishte i mirë
kështu do këtë qenë në fillim bote
kështu mund të jetë dhe në fund të saj
prehje do gjesh në fund të një gote
në lotin e kripur mbështjellë me vajë...