Liria në arrest, ose në litar!

Kultura

Liria në arrest, ose në litar!

Nga: Agron Shabani Më: 10 korrik 2021 Në ora: 23:25
Agron Shabani

"Në dalje të derës së burgut, dy gardianë (rojtarë) të burgut i hodhën Romeos mbi supe (mbi krahë) një tunikë të zezë. Por, mëqe guerili ishte tepër shtatlartë, cepat e asaj rrobe kobzezë mezi i arrinin deri në gjunjë, duke i lënë t'i dukëshin kallcitë dhe mamuzet. Dy guerilët ose luftëtarët tjerë, ata të burgut i veshën në të njejtën menyrë. Dhe, pastaj të gjithëve ua lidhin duart pas shpindës. Dera e madhe e burgut ishte me plot ushtar ose gardian të burgut, tamburet e të cilëve po binin të rënda dhe të kobshme. Aty dikund pari dukej edhe një karrocë e vjetër, e pistë, e tërhequr nga një mushkë dhe e rrethuar nga xhandarët që po qëndronin hypur mbi kuaj. Rojtarët(gardianët) e burgut e ndihmojnë Romeon dhe shokët e tij të hipnin në karrocë dhe pastaj edhe vet u ulën mbi tufat e kashtës.

Papritur komandanti i të dyja batalionëve dha urdhrin e marshimit. Në fillim, në rrugë, me hapa të ngadalshëm, doli njëri batalion, pastaj vijoi karroca e rrethuar nga xhandarët dhe në fund batalioni tjetër. Pasi përshkuan mjaftë vende, rrugë dhe sheshe të shkreta ose boshatisura, Romeo duke vështruar rreth e përqark tij, nuk shihte asgjë tjetër veçse francezë. Ballkonet dhe dritarët e shtëpive ishin të gjitha të mbylluara ose grilosura në shënjë zie dhe pikëllimi të madh, ku mund të merrej me mend se njerëzit brenda tyre po lutëshin dhe derdhin lot për heroin dhe patriotin që po shkonte të vdiste në litar.

Ndërkaq, kryeguerili sypatrembur, po vështronte detin e bajonetave që po valëzonin sipas ritmit të marëshimit. Xhandarët që po e ruanin dhe rrethonin karrocën e guerilit që po shkonte në litar, mbanin kokën ulur si për t'i fshehur përshtypjet dhe empcionet e çastit ose momentit që ua krijonte rruga e  heroit ose patriotit i cili po i bënte hapat e fundit drejt vdekjës. (fragment nga "Heroi në litar" i Blasko Ibanjezit)

Si çdo lajm tjetër mortor, lajmi mbi vdekjen e babait të komandantit ose luftëtarit të shquar të UÇK-së, tingëlloi i rëndë në Kosovë e gjithandej. E sidomos për komandantin i cili në ato çaste të rënda mërzie dhe pikëllimi të madh për babain e tij që po kalonte natën e fundit mbi tokë: Pasi ofshau dikund thellë, u lutë për shpirtin dhe trupin e pajetë të babit të vet që do prehet si tha i mbështetur për gjoksin dhe ato shpatulla vigane dhe titanike të tokës së bekuar atërore dhe stërgjyshore!

Lutjet e tij ndërkaq, nën përcjellje ose shoqërime të larta hyjnore ose profetike, duke i shpërthyer edhe grilat e burgut, sikur fluturuan në qiell.

Sakaq, iu kujtuan ose sillën në memorie bashkëluftëtarët e rënë në fushën e nderit...Trimat dhe heronjt e pavdekshëm të lirisë, ngritur në mite, epose dhe legjenda të përjetshme në shpirtin dhe kujtesën historike dhe patriotike të popullit (kombit) dhe atdheut tonë. Viganët dhe titanët e  UÇK-së...Të ngritur në Olimpin ose Pantheonin e Lavdisë së Madhe dhe Përjetësisë...Aty ku nuk është kurrë zhurmë as tollovi. 

Me një buzëqeshje të stisur, si dhe me do hije të thella kolosale dhe titanike që i vrasin ose shpërthejnë edhe grilat e burgut, para shokëve ose ish bashkëluftëtarëve të tij në burg, sikur i zgjodhi fjalët e jetës ose motmotit për t'i falenderuar ata për ngushllimet e tyre për vdekjën e babait të tij në Kosovë, duke i ngushëlluar edhe ata për babain e tij që nuk ndodhet më në jetë.

Sidoqoftë, dikush atje nuk do i harrojë kurrë në jetë ato levizje të tensionuara të gishterinjëve të vegjël të femijëve të vet mbi hartën gjeografike të globit dhe kontinentit tonë, për të gjetur ose zbuluar vëndndodhjen e babit në një burg të huaj për ditën e varrimit të babait të tij në Kosovë. Sigurisht se do ketë edhe pika loti që rrëshqasin prore, prore atyre faqëve të njoma...Edhe buzagaze të djegura në maje të gjuhës! 

Edhe përshëndetje e përqafime të "mahisura" që presin ke pragu i derës. Por, aty do jetë edhe ndjenja e njohur e lavdisë dhe krenarisë së madhe të luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së që nuk e zbehin as burgosin dot grilat e burgut. 

Në shtëpitë dhe familjet e çlirimtarëve do ketë sërish festë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat