Zemër-vrer
Shpirtin ferr
Ju bëj be:
-S'ka atdhe
S'njeh as Zot
I pafe
Ag e terr
Zi e tmerr
Për pesë pare
N'qafë të merr
Është tru-derr
Derr-beterr
Dhe qyqar
E tinëzar
Është tradhtar
Me fis e farë
E makabër
Mizerabël
Është mjeran
Shet vatan
Mjerë për tokën
Që e mban.