Rivlerësimi historisë

Kultura

Rivlerësimi historisë

Nga: Fatmir Lohja Më: 14 korrik 2021 Në ora: 08:28
Fatmir Lohja

Në Drizë, u mblodhën të gjithëditurit ,për të rivlerësuar historinë e katundit. Pesë anëtarët e komisionit nuk shquheshin për mirëarsimim, por çoç kanë qenë dikur në komunizëm. Hasani me GJonin kanë pasur damkën kulakë. Zefi me Hysenin , që në vogli, patën marrë testat e partisë. Kola i gjatë, përgjthësisht ka parë punën e vet, kjo qe arsyeja që gjindja u habit, pse ai mori pjesë në atë komision.

Për të rishkruar historinë sebep u bë një emigrant. Ai dhuronte dhjetëmijë euro për botimin e librit, me kushtin nëse atij do t’i pëlqejë. Pse bëri bujë kjo shumë, edhe për interesa të fisit, u futën edhe katër donatorë të tjerë. Pesë anëtarët e komisioit qenë zgjedhur nga pesë donatorët. Komuna u liroi një zyrë në qendër të katundit.

Jehona e kësaj pune u përhap anëkend, ku ka shqiptarëfolës. Nuk qe vetëm tradita , me thirrjet :”Hej. Hej. Hej . Në Drizë është mbledhur komisioni për të rishkruar historinë!”, por edhe mediat e shumta si të shkruara, apo audiovizive, e përpahapen lajmin edhe përtej Atlanikut.

Me që shifrat e donacioneve, thuhej se ishin me shumë zero prapa, komisioni e pa të arsyeshme , të merrin dy ndihmësa, me kohë të pjesshme në punë. Mësuesi i historisë, Albani, u afrua për saktësinë e datave historike, ndërsa mësuasja e gjuhes dhe letërsisë, Albana, për korrektimin e librit që do të shkruhej.

Komisioni e nisi punën me deshirë, edhe me gëzim. Në orën tetë fiks futeshin në zyrë .Nga ora dhjetë e paraditës dilnin te klubi, në qendër të katundit, për të intervistuar vendalitë. Nga përkushtimi në punë, qendronin në klub, deri sa pronari nuk i duronte më. Afati i studimit nga donatorët u përcaktua një vit.

Zallamahija në komision nisi me gjenezën e katundit Drizë. Miti i krijimit të fshatit, tregonte se ka ardhur një huaj nga larg, për të gjetur derman. Eshtë martuar me një vendase në fushë, dhe është ngjitur në mal për të jetuar.Nga kushtet e mira, puna e madhe , i është përmirësuar shendeti, dhe kanë vënë pasuri. Gati sa nuk plasi grushti në komision, për të përcaktuar kombësinë e të ardhurit.

Rinia , duke lexuar në google, ngulte këmbë se prejardhja e vendalive është Ilire.Iliri e sakëtsoi se nga cili fis Ilir e kanë prejardhjen drizarët. Me këtë variant binte pema gjinokologjike e fshatit.I pari ka lënë shtatë djem e pesë vajza.Shtatë djemtë janë shtatë fiset në Drizë. Pesë vajzat janë martuar, në fshatin prapa malit, me emrin Goricë.

Pas shumë zënkave u arrit një marrëveshje në mbrojtje të origjinës së kombit. Në histori u shkruajt, se i pari , me beshkëshortën, kanë qenë nga qyteti dymijë vjeçar në fushë. Të jerat u lanë, si e kanë treguar gjyshërit. Edhe rinia e pranoi kompromisin, se u kënaqen, që ndryshe nga katundet aty pranë, origjina tyre është qytetare.

Veshtirësi doli për të përcaktuar në histori, se cili nga shtatë fiset ka kontribuar më shumë për Drizën. Problem madhor doli se për shtatë fiset do vendosnin pesë komisioner! Mundësia për t’u fshirë nga historia dy fise , pa lënë namë e nishan, kishte probabilet të madh. Nga donacionet e premtuara , komisionerët i patën përpjestuar me saktësi matematikore shumën e parave.Nuk bëhej fjalë të pranon tjetër kënd në komision. Edhe një fakt tjetër qe kokefortë. Dy nga shtatë fiset, kishin zbritur në qytet përpara shumë shekujsh, pra kontributi i tyre në Drizë ishte minimalizuar.

Një i moçëm kujtoi, se historikisht drizarët, kur kanë zbritur në qytet,as nuk kanë paguar hotele, e as avokatë. Nga këto dy fise janë zgjidhur shqetësimet e tyre në çdo kohë. Me këtë fakt rinia e mori mesazhin, për kontributin e dy fiseve qytetare.

Një i moçëm tjetër, nuk i hodhi poshtë fjalët e bashkëmoshatarit, por i kujtoi komunitetit edhe një fakt tjetër kokëfortë. Pali, drizarë ,me banim në qytet, u konvertua në mysliman, me emrin Hamza. Turqit i vunë shpatën në qafë, o të kthente katundin në fe islame, ose i ikte koka. Në katund Pali ( Hamzaja } shkoi i shoqëruar nga një hoxhë, që do ta mësonte të predikonte, dhe shumë punëtore për të ndertuar xhaminë.

Historian Iliri, këtë fakt, e saktësoi si datë historike, në fillim të shekullit nentëmbëdhjetë, pasi ranë Pashallëku i Janinës, dhe i Bushatllijve. Për të ruajtur jetën e djalit të tyre, drizarët e vendosën, që djemtë me numër çift të konvertoheshin në myslimane, ndërsa i pari, dhe tërë te lindurit me tek, më pas, të mbeteshin të krishterë, si ka qenë, që kur ka le dreqi i mallkuar.

Një xhami e vogël u ndërtua brënda vitit. Hamzaja, me xhyben e hoxhës, e la qytetitn dhe jetoi me vëllezerit e tija në katund. Një ditë Hamzaja ndërroi jetë. U kërkua një hoxhë i ri në qytetet, sepse vendalitë nuk kanë pranuar asnjëherë të punojnë si predikues. Hoxhën e ri shpejt drizarët e përzunë nga katundi. E cilësuan të çmendur, se ju bëri haram si verën, edhe rakinë, por edhe mishin derrit.

Pa u rrenuar xhamija e braktisur, në katund u ngjiten disa predikues. E quanin veten bektashi. Banorët i ndihmuan, se ata predikonin në shqip, dhe nuk bënin haram asgjë. I ndihmuan që xhaminë ta konvertonin në teqe. Ky fakt u pranua nga të tërë, se edhe sot janë në këmbë si kisha shumë shekullore, edhe xhamija e konvertuar në teqe. Për turizim të huajve u tregojnë dy faltoret.

Histori katundi po shkruanin. Afati për të marrë paratë po afrohej me shpejtësi. Endërra, për të shpenzuar paratë , u panë pa limit.U gëzua i gjithë katundi, kur caktuan datën e ngritjes se flamurit në Drizë, për të shpallur pamvarësinë e Shqipërisë nga Turqija. Historian Ilir, e saktësoj, se ajo datë i binte fiks pesë ditë përpara se të nisej Ismail Qemali nga Stambolli, për të ngritur flamurin në Vlorë. Kënaqësia arriti kulmin, kur saktësuan hapjen e parë të shkollës shqipe në Drizë. U caktua fiks dy dekata më përpara nga data zyrtare.

U shkruajt, e zeza mbi të bardhë, se çdo heroizëm që kanë bërë shqiptarët, detyrimisht kanë për uatorë drizarët. Për derdimenët drizarë, nuk u shkruajt asnjë fjalë. Me mirëkuptim i lanë në harresë historike, për të mirën e komunitetit. Në fund doli një ngatërresë historike, sa edhe sot libri nuk është botuar. Natyrisht edhe donatorët nuk e kanë paguar.

Ish kulakët mbronin tezen se Driza ështe çliruar me njëzetetë nëntor të vitit 1944. Ish komunistët ngulin këmbë se Driza është çliruar nga okupatorët fashiste, me njezetenënte nentor të po atij viti. Ndërhynë edhe qendrat e partive në kryeqytet për për t’i vënë zjarrin kësaj zallamahje. Kola i Gjatë, bënte be e rrufe, se edhe gjyshi, edhe i jati ,i kanë treguar, se Drizën , gjatë luftës së dytë botërore , nuk e kanë shkelur as fashishstët italjanë, e as nazistët gjermanë.Kjo ka ardhur jo vetëm nga mungesa e rrugës, por edhe nuk kanë pasur çfarë të marrin në Drizë e varfër.

Donatorët u tërhoqen. Edhe sot, tërë ajo punë studimore ,që treguam, ende nuk është botuar. Eshtë mirë, apo keq, këtë po ia lë për interpretim lexuesit, se unë nuk e kam ndermend të futem në konflikt me komunitetin e drizarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat