I dha atdheut të tij Flamurin si simbol i fuqishëm kombëtar europian
I dha atdheut të tij vulën e identitetit të natyrshëm europian
I dha atdheut të tij themelet e Lirisë, Unitetit dhe Pavarësisë
E bëri Arbërinë pjesë qendrore të historisë europiane e botërore si mbrojtëse e vlerave të përbashkëta
E vendosi atdheun dhe emrin e tij bashkë me emrin Arbëri në Panteonin e përjetshëm të kombeve në botën e civilizuar.
Në të ruhet Arbëria e antikitetit, Arbëria e mesjetës së tij dhe Arbëria e sotme, pa të nuk mund të mendohet qenja arbërore europiane e as emri i saj.