Kohë me parë lexova njërin prej shkrimëve me të bukura, me tunduese dhe me influencuese që kam lëxuar ndoshta ndonjëherë gjatë tërë jetës time. E kam fjalën mbi një shkrim (celebrim) brilant dhe tepër ekselent me titull "Rozafa-gruaja në mur" të znj. Noèmi Lushaj.
Noèmie Lushaj ëshë absolvente e Psikologjisë në Univerzitetin e njohur të Zürichut në Zvicër, dhe mbesa e poetit, shkrimtarit, redaktorit, intelektualit dhe kulturologut të shquar shqiptar, z. Zeqir Lushaj.
Duke e lëxuar shkrimin në fjalë të Znj. Lushaj, vazhdimisht më bëhej se isha futur dikund në teatër, galeri, apo në ndonjë kështjellë të lashtë monumentale ose historike.
Se këndejmi, më qëllim të revolucionarizmit dhe përjetësimit të femrë (gruas) shqiptare, si dhe vet kritikës së njohur shkencore dhe feministe: Noèmie Lushaj në menyrë shumë lucide, subtile, maestrale, akribike, suplementare dhe avangardiste e trajton intimitetin, spontanitetin, individualitetin, ekskluzivitetin dhe autenticitetin e paprekshëm së bashku me nderin (moralin),vetflijimin ose sakrificën sublime të femrës ose gruas shqiptare.
Kjo edhe përmes imazhësh ose interpretimësh eksperimentale dhe ekstatike, kur shprehet në fillim të shkrimit:" Unë do të doja t'iu tregoja një legjendë që unë e dua shumè, por për të cilën ndjenjat e mia janë me tepër ambivalente: Midis kulturës, dashurisë së nënës, tradhëtisë, nderit, traumës, patriotizmit, frikës, mbijetesës dhe lavdërimit për vetmohim, këtu ka shumë për të dashur dhe për të urryer. "(fund i ciatit.)
Një stil i veçantë i të të shprehurit ose artikulimit shkencorë dhe feminist të problemtatikës, funksionit dhe misionit të femrës ose gruas shqiptare. Dhe, jo vetëm i gruas ose femrës shqiptare.
Një narracion dhe celebrim i shkëlqyer intelektual dhe profesional i znj. Noemi Lushaj, e cila patjetër t'i rikujton në sfond shkrimet, studimet dhe hulumtimet tunduese, influencuese, interferuse dhe feministe të intelektualeve dhe kulturologeve të shquara amerikane si Elizabeth Bishop, Silvia Plath, Kate Millet, Sandra Gilbert, Susan Grubar etj.
Do shtuar në vazhdim se në shkrimin e lartëcekur " i znj. Lushaj, në menyrë aq elegante, konvencionale, suplementare dhe akribike, ndodhën të tipizuara, ravijezuara, konturuara, eksploruara, sintetizuara, profilizuara, harmonizuara dhe konvencionalizuara edhe shumë elemente të tjera brenda paradigmave dhe narrativeve të njohura shkencore ose psikoanalitike në sfond, ku shihët qartë se znj. Lushaj vazhdimisht e synon dhe afirmon një pluralizëm vlerash të njohura intelektuale dhe feministe e jo një monizëm patriarkal me thekse autoritare, paternaliste, dogmatike dhe demagogjike.
Me fjalë tjera, si vlerë madhore e atij shkrimi psikologjik (psikoanalitik) dhe sociofilozofik të znj. Lushaj, pos tjerash është fakti se narrativi i saj studimor ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull fjalësh të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çdo gjë.
Ndërkohë që znj. Lushaj është aftë te hedh poshtë secilin patriarkalizëm ekstrem ose radikal, si dhe komoditetin e një relativizmi ose instrumentalizimi patriarkalo- paternalist të lirisè, drejtèsisè dhe barazisè gjinore ose universale si kriter ose themel kryesor mbi të cilin gjithçka ngritët ose ndërtohet në të mirën e njeriut (burrit e gruas) populit (kombit), shtetit dhe shoqërisë.
Kjo nënkupton se boshti kurrizor i etikës dhe estetikës shkencore ose metodologjike tè Psikologes Lushaj qèndron tek narrativi dhe aftësia e saj intelektuale dhe profesionale për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimève të njohura shkencore, humaniste dhe feministe.
Për të pasur një shtrirje të përgjithshme: etika dhe estetika e saj krijuse ose studimore, nè kètë rast shihet se janë globale ose universale. Domethënë, një gjakim dhe celebrim i njohur për virtytin dhe idealin përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale në traditën, mentalitetin dhe historinë e njohur shqiptare, ku femrat ose gratë nuk janë vetëm viktima ose martire të destinuara për mbijetesën ose ekzistencën e kombit dhe atdheut tonë (si Rozafa), por edhe si shtatore ose përmendore të gjalla, të bukura, sublime dhe madhështore që na përcjellin dhe shoqërojnë në të gjitha portat ose hyrje-daljet e mundshme të jetës dhe botës sonë si Teuta, Donika, Olimpia, Maringona etj.
Fund e krye të atij shkrimi të saj për vitrinë, shihet qartë se Noemi Lushaj, pos tjerash, është shumë intelegjente.
Mèqe, fjala ose nocioni inteligjencë vjen nga fjala latine 'interlligere': kjo do thotë të krijosh ose organizosh relacione, respektivisht marëdhënie midis marëdhënieve ose lidhje midis lidhjeve. Ky term ose nocion është prezantuar dhe konfirmuar edhe nga Sokrati, Platoni, Aristoteli, Ciceroni, Katoni, Lukreci, Spinoza, Dekarti, Hegeli, Kanti etj.
Se këndejmi, nëse kulturologet ose intelektualet e lartëpërmendura amerikane (Elizabeth Bishop, Silvia Plath, Kate Millet, Sandra Gilbert, Susan Grubar etj.) i shquan ose revolucionarizuan idetë ose teoritë e njohura shkencore, intelektuale, kulturore, humaniste dhe feministe në jetën ose botën e njohur amerikane, Susan Anthony e ngriti dhe revolucionarizoi jetën, botën, statusin, funksionin, misionin, pozitën dhe rolin e gruas (femrës) në shtetin dhe shoqërinë e lartë amerikane.
Me fjalë tjera, shkrimi i mesipërm i znj. Noèmie Lushaj, ia vlen të lëxohet dhe analizohet disa herë. E sidomos tematika ose fenomenologjia e shtruar (shtjëlluar) në të.
P.S. Një estet ose filozof i njohur botërorë dikur tha se: 'e bukura, e mençura dhe e dashura në art, në menyrë objektive dhe subjektive, mëse tepërmi i përkasin ose takojnë pamjes ose natyrës dhe karakterit të brendshëm dhe të jashtem të prsonit ose individit. ë së bukur ose polit të butë.
Thonë se arti i lartë, i bën të pavdekshëm artin dhe artistin, ndërsa artisti ose artistja e përjetësojnë artin.
Bukuria në art është filozofi, ndërsa artisti ose artistja, janë filozof. Respektivisht, kundrues, gjurmues, hulumtues, eksplorator, misionar, inxhinier, arkitekt ose zbulues të së bukurës, të së dashurës, të së veçantës (posaçmës), sublimës dhe madhështores që e prekin dhe arrijnë të lartën.
Se këndejmi, Teuta e Ilirisë, Elena e Trojës, Kleopatra e Egjiptit, Rea Silvia ose Lavinia e Romës, Irena e Bizantit, ose Sofia (Zoja), Theofania,Konstanca, Retruda, Adelheide ose Katarina e Gjermanisë, An Bolyen e Anglisë, An Stuart e Skocisë, Katarina Zrinski e Frankopanëve të Kroacisë, Sisy e Austro-Hungarisë, Mari Antonet, Mari Luiza ose Zhozefina (Jozefina) e Francës, Eleonora e Spanjës, Gloria Da Silva e Portugalisë, Sheherezada ose Ajsheja të Arabisë dhe kështu me radhe: Gjithëmonë e kanë zgjuar kurreshtjen dhe tërhequr vemendjen e krijuesve, artistëve, filozofëve, psikologëve, sociologëve, politologëve, estetëve ose kulturologëve të shumtë. Kjo për faktin se temujt më të bukur dhe më të shkëlqyer ndodhën në mendjen, zemrën, shpirtin dhe trupin e një femre (gruaje) të mençur dhe të bukur.
U mor vesh se bukura, e dashura, e mençura dhe idealja, janë të njejta ose identike në kuptimin e asaj se idealja i shërben ose korrespondon idesë dhe teorisë, e bukura (bukuria)-formës, e dashura -shpirtit dhe e mençura (mençuria)-përmbajtes.
Arti, bukuria, mençuria dhe dashuria, sipas Sharl Bodlerit, janë ambicje e vetme e krijuesit ose artistit, qëllim final ose ekskluzivë i shijës dhe kënaqësisë sonë objektive dhe subjektive, të lidhur me një pafundësi gjërash të tjera.
Për me tepër ndërkaq, askush nuk di t'i thotë më mirë ose më bukur gjërat të cilat njëkohësisht janë intime, të ngrohëta, të thella, të dashura dhe të sinqerta, se sa një femër (grua) e bukur, e mençur, e edukuar, përparimtare, ekskluzive dhe ekzotike.
Ndaj, vogëlsia ose modestia e gruas (femrës) së mençur dhe të bukur, janë shumë të
mëdha në raport ose përpjestim me atë pjesën tjetër aktive, atraktive, ataraktive, inkarnative, ekskluzive dhe ekzotike të gjinisë së bukur ose polit të butë.
Sipas Erich Frommit, "dashuria, bukuria dhe mençuria janë bashkim me dikë, apo me diçka jashta vetës ose vetvetës sonë, me kusht që të mbahën ose ruhën e veçanta (e posaçmja), intimiteti, sensualiteti, spontaniteti, ekskluziviteti dhe integritetit i sëcilit.
'Mbani mendjet, trupat, shpirtërat, zemrat dhe fytyrat tuaja drejt diellit në atë menyrë që hijet ose dritëhijet e ndryshme në kopshtin ose idilën tuaj jetësore ose martesore, të iu ngelin prapa jush." (Romakët e lashtë dikur.)
Bukuria, dashuria dhe mençuria, kanë vetëm një pamje, një art, një qëllim, një ideal, një profil, një model, mision dhe vizion, ndërsa mendja, trupi, zemra dhe shpirti i njeriut krijues ose inovatot, kanë me mijëra.
Imagjinata dhe fantazia kryesore në themel të dashurisë, është ajo që, duke u afruar dhe dashuruar me një person tjetër, ju mund të bëheni paksa të ngjashëm me të. Dhe ai ose ajo, mund t’ju ndihmojë të përmbushni, ushqeni dhe shijoni der në fund epshët, instiktët, emocionet, gjakërat dhe shpirtërat tuaj!
Kjo tingëllon krejtësisht e çuditshme, e pamundur dhe paradoksale për kohèn dhe botën e sotme moderne ose bashkohore, kur kemi tendencë për të interpretuar dashurinë, si gjetjen oçse zbulimin e dikujt tjetër, i cili ashtu siç është, na duket i përsosur dhe rafinuar", do thoshte dikur Platoni.
U mor vesh se në nxehtësinë e debatit, të dashuruarit ndonjëherë i thonë njëri-tjetrit: Po të më doje, nuk do të përpiqeshe të më ndryshoje dhe viktimizoje (si Rozafen etj.)!
Ndërkaq, sociopsikologët e ndryshëm, pos tjerash kërkojnë ose këmbëngulin që ne të hyjnë në marrëdhënie intime ose erotike në një mënyrë sa më pak krenare, supersticioze ose luftarake me njëri tjetrin.
Ne duhet të pranojmë se nuk jemi të plotë pa njèri tjetrin dhe duhet të lejojmë edukatën, kulturën, mençurinë, dashurinë dhe bukurinë, të na mësojnë gjëra të reja.
Një marrëdhënie e mirë do të thotë të duam personin tjetër ashtu siç është, si dhe të durojmë “stuhitë” e pashmangshme që sjell ajo gjë e këndshme ose ky ndryshim. Ndaj, edhe nuk duhet t’u rezistojmë përpjekjeve të atij ose asaj..për të na ndryshuar oss përmirësuar.
Të gjithëve na pëlqejnë gjërat e bukura dhe ne priremi të mendojmë se ka një sekret tè mistershëm lidhur me ndikimin dhe pushtetin që ato kanë mbi ne në një plan të gjërë, ose të pakufijshëm dhe t'gjithëpushtetshëm. Me të vërtetë ka shumë rëndësi se çfarë lloji femre ose gruaje keni përrreth vetës, çfarè shtrati ose ambienti jetësorë ose familjar keni, çfarë poçesh, ville ose pallati keni etj.
Bukuria, dashuria dhe mençuria, na i zbusin dhe edukojnè mendjet, zemërat dhe shpirtërat tanë.
Ndaj, është detyrë e grave (femrave), poetëve, piktorëve, muzicientëve, filozofëve, sociopsikologëve ose artistëve të ndryshëm, të iu ndihmojnë të tjerëve të jetojnë me mirë. Nuk është aspak paradoks kjo. Jo çfare!
Arti i trupit, arti i mendjes dhe arti i shpirtit, të bëjnë sportist, artist, psikolog, filozof, socilog ...Njeri të ditur, të dashur dhe të thellë. Ndërsa, arti i luftës dhe arti i gruas, të bëjnë burrë dhe ushtar të vërtetë.
Ndaj, "jam i bindur në besimin se forca ose fuqia e trupit, shpirtit, mendjes (intelektit) dhe respektit mëshkullor, rritën ose shtohën në përpjestim ose porporcion që ia bëjmë mishit (trupit), mendjes, zemrës dhe shpirtit të gruas.", do thoshte dikur një mendimtar i shquar italian.