Ku mbeti Lugina?!

Kultura

Ku mbeti Lugina?!

Nga: Sevdail Hyseni Më: 17 korrik 2021 Në ora: 17:40
Karikatura marrë nga interneti

Presheva që duket

Nuk do kallauz,

Në çdo dhjetë shtëpi

Na del një baksuz!

Ndryshe në Bujanoc

S’mbetet kush pa punë,

Prapa çdo shqiptari

Fshihet një spiun!

Ndërsa në Medvegjën

E zhytur në gropë,

S’mund të gjesh shqiptar

As me mikroskop!

Ku po jetë Lugina?

-E pyetën një plak :

-Tha pyetni liderët

Që kanë lëshuar bark!

Ndaj, paria jonë…

Ja ka futur kot,

Ngase kanë nevojë

Për një kokërr votë!

Edhe pa të lumen

Do t’ngelin një ditë,

Lufta për pushtet

I ka befasitë..!

Bëhet vonë dikur

Të flasin me gojë,

Mbase nuk ka vesh

Askush t’i dëgjojë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat