Pak më të matur dhe racional, ju lutem!

Kultura

Pak më të matur dhe racional, ju lutem!

Nga: Agron Shabani Më: 18 korrik 2021 Në ora: 12:15
Agron Shabani

Më mirë është të sundoni ose komandoni me vetën ose vetvetën tuaj, e sidomos me shprehjet (fjalët), ndjenjat, epshet, instiktët ose emocionet tuaja iracionale, negative, infantile dhe patologjike, se sa të fitoni 1OOO1 luftëra ose beteja ushtarake etj.

"Ne duhet të ndiejmë dhe shprehim keqardhje për gjërat e shëmtuara, iracionale ose groteske që na kanë ndodhur në menyrë individuale dhe kolektive, por në asnjë menyrë dhe për asnjë çmim dhe asnjë çast, nuk duhet të biem nën ndikimin ose influencën e tyre.", thotë Konfuqi.

Se këndejmi, triumfi i vërtetë i arsyes, ndërgjegjës, moralit, disiplinës, edukatës, kulturës dhe intelektit të lartë njerëzor ose qytetar, sipas Volterit, ndodhët ose qëndron në vazhdimin e rrugës ose misionit të përbashkët edhe me të tjerët.

Madhështia nuk qëndron në atë se si t´a mbroni ose shpëtoni vetvetën nga t ë tjerët, por se si t'i mbroni ose shpëtoni të tjerët nga vetvetja. 

Këtu qëndrojnë substanca dhe esenca e të qenurit  popull (komb) trim, heroik dhe patriot në kupttimin e plotë të fjalës.

Ndryshe nga kjo, falja ose pajtimi sipas Niçës dhe shumë mendimtarëve të tjerë në këtë drejtim, janë proces evolutivë  dhe një domosdoshmëri revolucionare, historike, politike, sociale dhe organike. Kjo në radhë të parë për faktin se ngritja dhe formësimi i vetëdijes dhe i strukturave të reja sociale dhe politike nepër etapa ose periudha të ndryshme reformatore, tranzitore ose post-revolucionare: Përveç mbamendjes ose kujtesës së preferuar individuale ose kolektive,gjithashtu kërkon edhe një të të ashtuquajtur "harresë" ose "tabula rasa" miniaturale në kuptimin e njohur racional, reflektivë, integral dhe pozitivist të individit dhe kolektivitetit, me të cilat, do u lëshohej vendi (radha) ose primati ngjarjeve, zhvillimëve, pritjeve, fenomenëve, sfidave ose provokimëve të reja sociale, kulturore, politike, diplomatike, shtetërore, nacionale, historike etj.

Se këndejmi, në esencën (substancën) e ideve dhe teorive të njohura shkencore ose humaniste: Patriotizmi është i shëndetshëm dhe integral për çdo popull ose çdo komb, global ose universal, karakteristik (specifik), i posaçëm ose i veçantë për sëcilin popull (komb) ose shtet veç e veç në kuptimin e të së drejtës hyjnore, natyrore, biologjike, politike, historike dhe gjeografike për liri, drejtësi, barazi dhe pavarësi të gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, politike, fetare, kulturore, politike etj. 

E kundërta e tij është nacionalizmi i stisur (lajkatar), i sëmurë ose iracional i cili  vazhdimisht gjenë strehë ose audiencë të plotë tek shtresat ose kategoritë me të prapambetura të shtetit dhe shoqërisë.

Gjërat më të mençura dhe më të çmuara në luftërat ose konfliktët e ndryshme ushtarake dhe politike, Tali (Talesi) dikur i quajti kohën dhe hapësirën së bashku me racionalitetin,,vigjilencën dhe gadishmërinë popullore (qytetare), ushtarake dhe politike.

Në luftë je ushtar ose komandant, ndërsa në politikë duhësh të jesh edhe ushtar, edhe strateg, edhe komandant., tha Talesi (Tali), duke shtuar se nuk kishte aspak frikë nga mbreti ose kundèrshtarèt e tij, por thjeshtë i vinte keq prej njerëzve ose qytetarëve të vendit të tij që i kishin zgjedhur dhe pranuar për udhëheqës ose politikan.

"Le të digjën me zjarrin e turpit dhe mëkatëve të veta, kjo është hakmarrja ime!", tha asokohe Talesi.

Urrejta ose xhelozia personale (individuale), grupore, fetare, rajonale, krahinore, partiake, politike, konceptuale, ideologjike, provincialiste dhe kështu me radhë, janë një 'auditorium' ose "audiencë" e vogël në krahasim me masivitetin e auditoriumit ose audiencës globale ose universale të kombit dhe atdheut, të cilët nuk janë pronë private e  askujt. Dhe, aq më pak e politikanëve ose politikave të ndryshme ditore ose periodike.

Shteti, pushteti, politika ose diplomacia, për shkak të homazhit, mesazhit, karakterit, misionit dhe solemnitetit ose publicitetit të tyre "festiv", gjegjësisht, inkursiv, represiv ose reperkusiv, janë ajo "ana tjetër" e vetës ose vetvetës tonë objektive dhe subjektive, ku frika, kariera dhe interesi së bashku me ëndërrat, shpresat, deshirat, pritjet ose pasionet e ndryshme individuale dhe kolektive, bëhen të mëdha, të dukshme, të realizueshme, të prekshme, transparente si dhe të pakufizuar nga ngjyra politike ose partiake, gjinia dhe pamja (dukja) e brendshme dhe e jashtme e personit ose individit.

Ata që konkurojnë ose kandidojnë, sipas filozofisë politike, janë ata ose ato që duhet të ngrisin dhe krijojnë vlera të larta shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, kulturore, materiale, sociale, ekonomike etj. Njerëzit e elektoruar (zgjedhur) dhe të besuar nga populli dhe shteti. 

Në të kundërten, feja ose religjioni e bëjnë një gjë të dobishme dhe të mrekullueshme tek njeriu, duke e ulur ose zbritur Zotin (Hyjin) në zemrën, shpirtin dhe mendjen ose intelektin e tij. Ndërsa, shkenca ose filozofia e japin spjegimin dhe kuptimin e jetës sonë intelektuale ose intelegjente, duke i ngritur njerëzit e ditur ose intelegjent në nivelin ose pijadestalin e lartë hyjnor ose profetik.

Duke iu kthyer njohjes dhe kuptimit të jetës, botës, natyrës dhe vetvetës sonè objektive dhe subjektive, e kemi më lehtë të njohim dhe kuptojmë krijesën, qenien, materien dhe ekzistencën tonë.

U mor vesh se sipas George Wilhelm Friedrich Hegelit: Historia e e jetës, botës, natyrës, kulturës dhe civilizimit tonë, nuk është asgjë tjetër, veçse ngritje dhe përparim i lirisë, besimit, moralit, edukatës, kulturës, vetëdijes, emancipimit dhe intelegjencës së njohur njerëzore ose qytetare.

Sipas disa "analistëve, kulturologëve, historianëve ose politikanëve" shqipfolës": grekët armiq, kundërshtar, grabitës tokash ose vrasës të shqiptarëve, serbo-malaziasit ose sllavët katolik dhe ortodoks, gjithashtu....Ndërkaq, "turqit musliman ose muslimanët boshnjak të Herceg Bosnës, miq dhe aleat natyrorë e historik të shqiptarëve"!!!

Si ka mundësi kjo?!

Apo, në mitomaninë, megallomaninë ose grandomaninë imagjinare, fiktive, iracionale, narkoleptike ose halucinative të disa "historianevëve, studiuesve, analistëve ose publicistëve"subkoshient ose kontrakulturor: "Kleopatra e Egjiptit, Tutenkamoni, Amon Ra, Ramzesi dhe krejt popujt e Afrikës Veriore së bashku me ata të Babilonisë, Asirisë ose Mesopatamisë, Greqisë ose Romës Antike dhe tutje, tutje...në Europën Qëndrore (Kontinentale), Perëndimore etj..janë pasardhës të "popullit tonë hyjnorë" pellazgo-iliro-shqiptar! Ndërkaq, nanën (ëmën) e kemi në Venerë ose Afërditë, dajtë (dajët) në Mars, Saturn ose Jupiter,  vëllezërit ose kushërinjën në Neptun ose Pluton etj...! Sepse, jemi "popull hyjnor, qiellor ose galaktik" si" serbët dhe ca popuj të tjerë"....!!!

Hejjj! 

Pa të keq ndaj askujt, por një kontrollë, anamnezë ose ekzaminim në ndonjë klinikë të specializuar psikologjike ose neuropsikiatrike për disa, nuk do kishte qenë i keq.

Siç dihet, shumica e specieve njerezore dhe politikanëve shqiptar ose kosovar, hudhen në fjalime, veprime, reagime ose vendime të ndryshme kardinale ose trashanike mbi bazën e asgjësë për asgjë. Rrejnë (gënjejnë), spekulojnë, shesin dhe tradhëtojnë shpesh për gjithëçka dhe asgjë. Vjedhin, plaçkisin, linçojnë dhe shantazhojnë njëri tjetrin tek të huajit si "judeu apostul" -Jezu Krishtin të premtën e madhe!

Ndërkohë që duken "cool", flasin "seksi" dhe shumë prej tyre i veshin pantollat (pantollonat) pa xhepa në takime ose kontakte të ndryshme me politikanët ose diplomatët e jashtëm. Kanë "stil" dhe surrat bedeli, debili, sërvili, horri, trafikanti dhe matrapazi.

Kjo do thotë se turpi (marrja),nebuloza, mediokriteti, tradhëtia dhe pabesia, atje gjithëmonë janë cullak ose lakuriq.

Nuk është aspak e lehtë jeta e ndodhur dikundi në mes krimit dhe fasadës. Jo aspak.

Atje gjithëmonè do i gjeni ata që vejnë dorën në brez ose revole mbi ata që guxojnë t'ua peremendin ose t'ua luajnë tymin e duhanit, apo t'ua çesin (shpallosin), identifikojnë ose deshifrojnë rrenat (gënjeshtrat), spekulimët ise manipulimët e ndryshme "senzacionale" ose "bomastike"!

Disa"kafshe të larta intelektuale, kulturore, politike ose diplomatike", të shpifin, demonizojnë, stigmatizojn ose çojnë në gjyq, burg, ose të denojnë me gjoba (denime) kolaterale, maksimale ose drakonike, nëse ua denoncon, identifikon ose qorton "idealet, konceptët dhe vizionët" e tyre!

Thonë se gjysëmotra e bukur, sharmante, ekskluzive dhe ekzotike e Aleksandrit ( Lekës) të Madh-Selanikia (Thesalonikia) në bazë të se cilës bartè emrin qyteti i njohur i Selanikut: Para se të nisej në luftë, atëbotë i çoi fjalë vëllait të saj: 'Vëlla i dashur! Lus Zotin e tokës, detit dhe qiellit për jetën dhe sukseset tua në fushën e nderit ose fushën e luftës! Gjithashtu lutëm për kokën dhe shpatën tënde krenare! Sepse, Ti je si Akili, i dënuar nga nderi (morali), virtyti, karakteri, forca dhe madhështia jote! Mëse tepërmi lutëm për shpëtimin tënd nga armiqtë dhe tradhëtarët e brendshëm, të veshur ose kostumuar me uniforma luftëtarësh ose patriotësh!", fund i citatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat