Të merresh me artikuj në gazeta e revista është kënaqësi, pasi ato të nxisin dhe ta mprehin mendimin për të krijuar letërsi artistike. Dhe, si shperblim fiton simpatinë e lexuesit. Rrugëtimi i krijimtarisë sime kaloj edhe përmes luftës. Një jetë në rrugën e ndërgjegjës duke shtrirë trupin në shtratin e vuajtjeve pa fund, si të pa njohura dhe të pa ditura për shumë kë. E kam parë mundimin e popullit tim dhe kam dëgjuar si rënkojnë e, sot ua njoh dhembjet që kanë. Andaj, pjesa kryesore e krijimtarisë sime i takon popullit shqiptarë; në atdhe dhe jashtë atdheut.
Në një dhomë të vogël që për qeli e kam zgjedhur, dy malësor me vlera urtie e burrërie; Mr. Ing. Rexhep Nikçi dhe pinjolli i Xhujë Selmanit, Xhevdet Muriqi, ndezën një qiri në zemrën time.M’i dhanë dritë shpirtit tim të molisur nga pesha e rëndë e dheut të huaj, ku kisha kohë që ndihesha i këputur, madje edhe sapo ngrihesha nga krevati.

Nga atje ku pushon dielli e rrinë perënditë, nga naltësitë e Alpeve shqiptare, ma zgjatën dorën perënditë e më dhanë jetë. Nga Malësia; burimi i lirisë, nëna e idealeve të mëdha, atdheu i burrave që nxorrën kombin nga balta e robërisë, në tempullin e dijes, ku mendjet tona përqafohen nga mendime të shumta të autorëve të ndryshëm, më erdhi Çmimi “Pena Alpine”.
Si shqiponjat e naltësive shqiptare, mbi flatrat e veta, Mr. Ing. Rexhep Nikçi dhe Xhevdet Muriqi, bartën gjithandej trojeve tona Çmimin “Pena Alpine”. E dashura e sotme, 13 korriku 2021, më solli amanetin e njerëzve të mirë; Ramiz Lushit, Nikoll Camës, Ali Dacit dhe shumë të tjerëve, e cila më mori më veti magjishëm deri në thellësi të horizonteve pa fund qiellore.

Kur mora në dorë këtë Çmim, një ndjenjë ma përshkoj trupin, duartë më dridheshin, çdo gjë m’u ngjall në mendjën time, e cila veç më pati ikur atje, shumë larg në vite, tek të bëmat e mia; mësimdhënja, biblioteka, lufta, marshi etj.. Atje, në trojet shqiptar, tek njerëzit e zemrës sime. Lotët filluan ta bënin të vetën. Janë lotë malli e nderimi që nuk bën të tretën në tepihun e bibliotekës. I futa në një gotë që të mos tretën, sepse shprehin mall, dashuri e respekt për njerëzit e mendjës dhe zemrës sime; Ramiz Lushin, Nikollë Camajn, Ali Dacin dhe shumë të tjerë.