Për t’mbetë n’jetë ai gjithnjë,
vepra bëri për tërësi!
Për vetësinë jos’lodhi kokën,
kurrën’jetë vehtës s’ja dha votënë!
Vepra e tij gjithmonë rrugëtoi,
shpirti i tij n’njerëzi gjallëroi!
Hero, shkrimtar e poet,
n’zemër t’popullit kanë për t’mbetë!
Vepra e tyre madhëronë jetën,
n’popullpasqyrojnë t’vërtetën!
Tërësia është gjithësia,
shpirti është pavdeksia!
Trupi formën ka për t’ndryshuar,
shpirti n’jetë ka për t’qëndruar!
I pashuar n’përjetësi,
burim drite për njerëzi!
Për njerëzinë vepra e lartëson,
Atdhetarët n’Parajsë i pavdekësonë!
Këtu atje jetojnë gjithmonë,
t’ndriçuar rrugë merr atdheu jonë!
Nga kujtesa e njerëzisë asnjëherë s’doli,
gjithmonë n’jetë shpirtmadhështori!...