Ka rënë një heshtje në rrugën drejt shkolle
Do të pushojnë pak zilet me tringëllima
Xhamat e dritareve me pluhur do të ngarkohen
Ikën nxënësit si zogjtë që fluturojnë në lëndina.
Shumë dorështrëngime shoh në prag ndarjesh.
Kujtimet ruajnë fort enigmat e viteve.
Prek buzëqeshje e trishta si varg malesh.
Patkonjtë djersiten në ditët e stinëve.
Mbi libra e fletore mbetën firmat e kërrusura
Aty këtu ka edhe ndonjë kujtim me vlerë
Të gjithë janë pak të huturar të përhumbur
I vështirë ky vit me mësimin shpesh të ndërprerë.
Pandemia ne dhe mbarë globin e ndryshoi
Patëm droje, dhimbje e ankth pa kufi.
Hirin e ndritur të dijes disi e kemi korrë.
Për shumë gjëra na përvëloi ky malli për shoqëri.
Do bredhin e kaptojmë të palodhur shtigjeve.
Nëpër leqe do të na frymëzojë çdo horizont .
Do jehojnë trokitja e lehtë në portat e brigjeve
Do të korrim sukseset në biblioteka si gjithmonë.
Tani erdhi ndarja e zakonshme si akulli i valë.
Secili do të marrë krahët e vet të fluturimit.
Në shpirtëra u therin vitet e ikura palë-palë
Të rriten mjellmat e bardha nën dritën e diellit.
Baladë çame
Një trup dhunshëm i ndarë
Nga armiqtë mijëravjeçarë
Një gardh padrejtësisht i çarë
Nga harbutet helenët barbarë.
Një djep i fisit përkundet në Jon
Këngën e lashtë të Plisit po këndon
Bashkë me Pirron, Molos, Kaonë e Thesportë
T‘i bashkojmë tokat nëse ka Zot.
Dëgjon pellazgët mes rizgjimi.
Edhe me Zotin dikur folën shqip.
Kur në Çameri vilej në hambarë ulliri
E Marko Boçari ishte trim më i mirë.
Ku je, Çamëria kjo motra jonë e vogël?
Po merrni rrugën vëllëzër për Janinë!
Na thërret me zërin e Dodonës loke
Se këtu e keni nëpër shekuj Shqipërinë
Të ura e Artës ju pret Dodona në breza
Me trdita e me ujin akull të Thyamisë
T‘i shalojmë kuajt deri të Guri te Preveza.
E atje ta lidhim sërish Besën e Shqiptarisë
Këtu kullat e rrënojat frymojnë shqip
Ejani vet me sy ta shoikoni saj më skaj
Varrezat ligjërojnë ilirisht e arbërisht
Pellazgishtja ju thërret të githëve pa nda..
Pa ejani, ejani këtu or miq në Çamëri!
Nese doni shyptari. nëse doni Skënderbeun
Se na rrjedh nëpër deje një lumë me dashurie.
Merrni dashurinë e bashkimit me mëmëdheun!