E çel ditën
si vajzë ëndërrimtare
sodit agimin në dritare
pastaj kapur nga muza kalimtare
Shndërrohem në gjoja poete,shkrimtare
pastaj si amvisë filloj rutinën e punëve mëngjesore
Bëhem nënë e mirë
pak bashkëshorte grënjare
se duhet rregull çdo ditë
sistemim kohe,programim veprimesh ditore
Papritur zbutem bëhem manare
se jam bija e shtrenjtë e dy prindërve
pak motër indiferente
por shoqe e heshtur e mësuese buzagaze
Pasi I përsërit disa herë rolet gjatë ditës
e mbyll mbrëmjen me të qenit besimtare
po,po,besimtare e devotshme
që i lutem Zotit për bekim
për përkujdesje e ndriçim rruge
sepse jam shumë gra brenda një femre të vetme.
RINGJALLJE
Rilindje pas vdekjes,
ringritje pas rënies,
riecje rrugëve të dikurshme,
riparje vizionesh të vjetra,
për prekje ndryshimesh të reja,
largim nga e padukshmja,
për rendje me vrap në të dukshme,
me sharmim gëzimesh të bardha
që presin ditë të bukura shpresash,
në kohën e ëndrrave poetike
të imagjinatës magjike,
për gjurmë të arta
në historinë e errët
të hierarkisë shekullore
në shenjtërim shpirtrash engjëllorë
në emër të jetës
që i këndon lirisë
që në shkrepje të diellit
deri në perëndim...