Borrell nga Brukseli zhvlerëson të kaluarën e dhimbshme të Kosovës: Më e rëndësishme është e ardhmja.
Jo Borel e kaluara e jonë ende pikon gjak
Nuk harrohet për asnjë çmim të jetës
Se aty ruhet e vërteta e hidhur e gjenocidit
Eja shikoi sytë e nënave që flasin vetë
Kanë mbetur me duarë në gji duke pritur
Edhe pas njëzet viteve një fjalë për bijtë
Diku të zhdukur e të tretur pa shënja jete
Pyete Kongresin e Berlinit çfarë u vendos aty
Në Konferencën e Londrës u pa sherri i Evropës
E kemi vështirë ta harrojmë të kaluarën e hidhur
Nuk e thonë perënditë as historia nuk i njeh
Njëqind kufijtë e ndarjes kur ia bëtë popullit tim
Në tokën tonë sjellët kolonë andej nga Karpatet
Molla e Adamit tani të doli sherr i vetëvetes
Nuk qajmë si qyqet për fatin tonë të hidhur
I këndojmë hymne brezave të çlirimtarëve
Sërish e ban veten më të harrue përgjithmonë
Evropë e kaluara jonë ende pikon gjak.