Prisja që heshtja të thyhej nga lëvizja e hapave
që do vinin në drejtimin tim,bashkë me erèn që palponte gjethet e drunjëve
Prita por nuk të takova dotë valvitja e Flamurit
mbi pllakën e mermertê gjallëronte pamjen e heshtur
të kësaj toke ku mungon prania jote
U ula të flas me ty babi,
por zemrën më plasi heshtja mbi gurë
Në mbyllje syri ndieva ngrohtësinë e lotit që kriposi në buzën time.
Loti i shoqëruar me mallin ra mbi dhuratën e çmuar në librin ,,Kosova""
të historianit
që aq shumë e admiroje
Mbështeta fortê në gjoksin tim
thesarin që mbaja në duar duke kujtuar fjalët tuaja kur thoje:-
Duhet mësuar historinë tonë
që të dimë t'a ruajmë dhe ta mbrojmë atdheun
Tê bekohet nga dorê e nënës në djepin e rritës
farë e fisit bashkë me ninulën e krijuar mbi vèrtetësinë e historisë
Intenziteti i pikave të shiut më largoi
duke më pèrcjellur bashkë me kujtimet dhe lutjet
për vedijësimin e fisit tim në ruatjen e forcimit të atdhedashurisè.