Me detin kaltërosh u përqafova
U puthëm me valë e stërkalë
Me zemër më priti si gjithmonë
I atdheut tim -shpirt margaritar.
Me të gjerin det ne u rrokëm ngrykë
Si mërgimtari me të tijën nënë
Zemër e shpirt vërtet ç'm'u shkrinë
Më besoni, vëllezër, pasha diell e hënë.
Në valët e bardha të detit të paanë
Shtrihem lirshëm si n'timen shtëpi
Nuk ka askund në botë anembanë
Është vetë xhevahiri përplot mrekulli.