Sa e madhe dhimbja,sa malli qe mbajn mërgimtarët ne gji,lajmi për
Vdekjen tuaj na e këputi shpirtin.
Sot zemra më qan aq shumë sa
dje ishte e madhe krenaria për vajzat tona në Tokio.
Sot Kosova është në zi për të kujtuar edhe shumë histori trishtimi
qe ndodhën kaherë e qëpo ndodhin shumë herë.
Dhimbja është e madhe sa pesha e vuajtjes së një mërgimtari.
Dora mu dridh dhe lotët më tradhtuan,rane mbi rreshtat e mi,
U qoftë i lehte dheu o njerzit e mi
dhe uroi qe kurrë të mos përsëritet më kjo histori.