Mund të ndodhë që njerzit
madje edhe ne, t'i harrojmë emrat tuaj.
S'ka gjë.
Ato i mban në gjirin e saj toka jonë
që në pranverë të çelin bozhure...
LIVADHITIS
Shkrova këto vargje që ua kushton viktimave të luftës poeti i njohur grek Livadhitis dhe me këto vargje edhe ne nderojmë viktimat që na i ka shkaktuar dhuna serbe.
Në kujtim të mbi 2400 kuksianëve të masakruar nga ushtria serbe në vitin 1913, memorial i ngritur me gurë të zinj si pllanga gjaku të mpiksur, në fillim të sheshit qendror të qytetit të Kukësit.
Në krah të memorialit është Dëshmitari - artikulli i Dimitrije Tuceviq, Masakrimi në Lumë, në shqip dhe anglisht.
E ndërtoi bashkia Kukës në vjeshtë 2018, në 105 vjetorin e masakrave serbe në Lumë kur ushtria serbe gati i shoi Përbregun e Topojanin.
Si një gur varri mbi kryet e secilës viktimë të shkaktuar nga Serbia.
Që të mos harrojmë. Jo për të kultivuar urrejtje, por për të mos harruar që harresa të na shndrrohet në mallkim.