Është e ëmbël, por dhe mjaft e hidhur
Dhe e shtrenjtë është shumë, ecën shpejt si lumë
Dikush e dhuron për qëllimin e lartë
E dikush s’e gëzon, se është i pafat
Për shumëkë ajo është si lule me erë
E për ca të tjerë fare nuk ka vlerë
E pamëshirshme është, po të të futë nën rrotë
Më e rëndë se çdo gjë tjetër, më e rëndë se kjo botë
Nuk kthehet dot prapa, shpesh na lë dhe vrragë
Pas na lë kujtime, na shëron dhe plagë
Eh, as shpejt kalon, si e shkrepëses flakë