Si kryefamiljari dashninë e shtëpisë,
ta kesh dashninë e tërësisë!
Na mbanë gjallë na jep shpëresë,
dashninë e ruajmë veç me besë!
Mos harro si jemi nisë,
për t’arritur te derë e shtëpisë!
Ndryshe ç’rregullohet çdo rend,
me dashni vijnë punët në vend!
Thuaje atë si ta thotë mendja,
mos i mbaj fshehtësitë kurrë mbrenda!
Ta flet goja çka mendja ta mendon,
rreze drite zemra buron!
Duaje me dashni tërësinë,
n’shpirt ta kesh atdhedashurinë!