Në një ceremoni solemne, ku ishin të ftuar shumë krijues letrarë nga mbarë trojet shqiptare, SHB “Buzuku” shënoi 30-vjetorin e themelimit të saj.
Në fjalimin e tij të shkurtër për rrugëtimin 30 vjeçar të kësaj shtëpie, themeluesi i saj Abdullah Zeneli theksoi të arriturat e kësaj shtëpie, duke theksuar edhe sfidat me të cilat është përballur gjatë kësaj kohe.
Ai theksoi se “Buzuku” është shtëpia e parë botuese e pavarur, e cila ka arritur t’i bashkojë krijuesit e të gjitha trevave shqiptare. Nga kjo shtëpi botuese janë botuar për 30 vjet shumë vepra të shkrimtarëve të njohur nga viset shqiptare.
Në manifestimin për 30-vjetorin e SHB “Buzuke” një fjalë rasti e mbajti edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili theksoi rëndësinë që ka luajtur kjo shtëpi botuese gjatë gjithë kësaj kohe në afirmimin e vlerave letrare sidomos nga Shqipëria.
Në fund u shpallën edhe rezultatet e konkursit të 5-të për roman në dorëshkrim. Në emër të jurisë arsyetimin për ndarjen e çmimeve e dha Behar Gjoka, studiues dhe shkrimtar nga Tirana. Ai theksoi se ishte punë e vështirë të dallosh më të mirët nga 21 dorëshkrime sa kishin arritur në konkursin e “Buzukut”.
Megjithatë çmimi i parë i takoi shkrimtarit të njohur nga Tirna Besnik Mustafaj për romanin “366 rrëfenja për të ndjellur gjumin (Conarium)”, çmimi i dytë iu nda Biser Mehmeti për dorëshkrimin “Lulja e hidhur” dhe Shkëlzen Marevcit “Terror dhe dashuri”, kurse çmimi i tretë u takoi Shqiponja Axhami Trota “Fundi i Uskanës”, Jetlira Avdiaj “Bija e Antardikës” dhe Nexhat Çoçajt”Të gjallët dhe të vdekurit në një varr”.
Shkrimtari nga Shqipëria që jeton në Amerikë Roland Gjoza u nderua me çmimin Special për romanin “Naomi”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/03/auto_received_8575520718657111628007127.jpeg)