Përse sa herë që gjethet tunden
M`i kujtojnë fjalët e tua
Je e vogël nuk kupton
Ka vite në kokë jehojnë
Frynte erë kur duke qarw tu luta
“Më prit” apo kështu më dukej mua
I dëgjoj gjethet tek pëshpërisin
Fjalën me erën ma nisin
I shoh kur vjedhurazi më shohin
Që nostalgji akoma kanë edhe lotin
Nostalgji atë vit
Deri tek e fundit ditë
Po ta dija se do t’humbisja
Do t’largohesha veç kur të vdisja.
UNË ISHA VASHË NUK ISHA GUSHT
T`i çlodha sytë kur t’i putha
Ndërsa endeshin rrugëve pa fund
Të fala muzën kur të prekja
Që të krijosh si askush
Të preka ndjenjen a s’ta preka
Unë ta dhurova pa asnjë kusht
Të solla vapën a të ngroha
Unë isha vashë nuk isha gusht
Të ndjeja hapat e s`të largoja
S’shijova kurrë si je në buzë
Dëgjuar kisha se ishe burrë
Provuar kisha veç fjalë me nur.
SIKUR TË JESH KËTU
Me ty flas e qesh
Sikur të jesh këtu
Mëngët i përveshim
Të zihemi ne të dy
Të pyes çfarë do për drekë
Dhe si e pi kafenë
Të puth kur buzëqesh
Vdes të më rrëmbesh
Pastaj pak orë heshtje
Pres të lëvizesh përden
T’fillosh të më filtrosh
Surpriza t’më kërkosh
Dhe unë si nazemadhe
Të bëj sikur nuk dua
Ta dish sa shumë
Me ty dua të luaj.
PAKT ME DJALLIN
Isha zhytur në pendesë
Po më vret kjo mungesë
Thash një zgjidhje do ta gjej
Pranë meje të të sjell
Pakt djallit i kërkova
Veç të flija në krahët e tu
“‘Nën urdhërat tuaja “më tha dreqi
“Me shpirt pagesa”pa një, pa dy
Çfarë t`i jepja unë e shkreta
Nuk kam më ta fala ty.