Erdha...

Kultura

Erdha...

Nga: Zymer Mehani Më: 6 gusht 2021 Në ora: 08:51
Zymer Mehani


Erdha në ëndërr të të takoj,

Por ti në gjumë të thellë më ishe

Një shpirt të qetë s'bën ta trazoj

Me atë butësi në fytyrë që kishe!

 

Rrugës nga vija, mblodha plot lule,

Të t‟i jap ty, me t 'madhen besë,

Se ti, veç ti, zemrën ma shkule,

Më lërë me ëndrrën, më mbush me shpresë!

 

Ish ditë pranvere, në mes të prillit,

Kur unë po vija tërë buzagaz

Zogjtë po këndonin gjer n 'kupë të qiellit

Ti po vrapoje, unë t’ ndiqja pas.

 

Se po të të shoh, kur ikën ëndrra,

Do të të hidhem në përqafim,

Çaste të tilla shërojnë plot zemra

Ti je magjia e shpirtit tim!

 

Ti seç po flije butë si drenushë,

Po kush ka shpirt, gjumin ta ndaj?

Më iku mendja, të t 'puq në gushë

Kush mund t’ ma thoshte se paskam faj?!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat