Thuhet e shkruhet se në Festën e Birrës , organizatorët e saj kanë ftuar një farë këngëtari serb, një farë Bregoviç, por i cili u ka kënduar dhe ka himnizuar krimet dhe genocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës.
Nëse kjo është e vërtetë, atëherë ky është një injorim i madh që organizatorët e festës po i bëjnë djepit të kulturës e të qytetërimit shqiptar, Korçës së patriotizmik kombëtar të penës e te pushkës, Korçës së serenatave.
Po, pse paska nevojë Korça që të festojë me këngëtarë serb, kur Shqipëria e Kosova kanë shumë e shumë këngëtarë të mëdhenj.
Pse a nuk e dinin organizatorët se ka këngëtare shqiptare me famë botërore si Rita Ora, Dua Lipa, Beba Rexha, etj, që t’i ftonte në Festën e Birrës?!