Aty ku kuvendohet
Sot hyri Hanko Halla
E ndëgjoi tërë qyteti
Katundi dhe mëhalla
Mikrofonin e preku
Me dorë e me gisht
Gjiko Xhevahirës
Ju drejtua latinisht
Por Gjiko Xhevahirja
Rrinte prore e heshtur
Sikur donte t,i thoshte
E ngjalle gjuhën e vdekur
Me përfundimin e orës
Nga lënda e Astronomisë
Të gjithë tok ju vërsulen
Lokalit të gastronomisë.