Nëse Zot i Madh t’i'i ka verbue ata sy
T'i shash e t'i fyjsh bijtë që bënë lavdi
Që me gjak e jetë na sollën këtë liri
Jo, jo kurrë s do t'jem vëlla as mik me ty.
Jo, jo, shamëni lirisht se kurë s'do të bëhem
Servil as sahanlëpirës
Po besoj, shpresoj, urrej, dashuroj
Dhe jetoj vetëm shqip…
E shqip e dua edhe mikun
Shqip e urrej dhe armikun
Shqip e mallkoj edhe të ligun
Gjakatarin e tradhtarin
Shqip e dua vëllain, nipin e xhaxhin
Shqip e dua dhe motrën, e nderoj dhe votrën
sepse jam shqiptar e nuk jam tradhtar
Shqip të dua dhe ty, mbesë
Që për ty kam shpresë, admirim dhe besë.
Jo, jo, më pështyni edhe në fytyrë
Më fyni si ju dini më mirë
Por kurrë s’ do t'ju lejoj t'm'i fyeni të mitë heronj
Unë poeti vetë me miqtë e mi poetë
Me majat e lapsave, me fjalët në fletë
Porsi lavë vullkani, me fuqi titani
Do t'i këndojmë heronjtë, bijtë e këtij vatani
Shtatoret e larta edhe lapidaret
Të kujtimit Pllaka, madje edhe varret
Do t'ua përqafojmë, mbi to do t'këngëtojmë
Se ishin dhe do të mbeten krenaria jonë
Kur dje ti, si unë qëndroje n'furtunë
Një vrimë e kërkoje kokën ta strehoje
Kur gjakatari, paramilitar, çetniku e i ligu
Tokën na e skuqi, lulet na i shkeli
Jetën na e erri…
Kah të erdhi ndihma, më thuaj ti, o njeri
A po s je njeri, ti or turi-derri
Kush mohon dëshmorët e vet
Trupin dheu kurrë mos ia trettë!
Edhe ti që i fyen themelet e shtetit
Foli me t'mirë vetit se s'je biri i mbretit
Dije mirë o tru- tharë se meriton të tërhiqesh zvarrë
Që n’ trup t' kombit ti hap varrë e s'je kurrkushi
Por je fytyrëpalarë…
Kësaj toke rëndë po i vini, ju që kundër saj po jini
Prandaj ju s'meritoni asnjë pëllëmbë për varre
Se jeni tradhëtarë e me t' madhe marre
Ju mund të jini gjithfare
Por kurrë s jeni të racës shqiptare.