Buzët e tua peng...

Kultura

Buzët e tua peng...

Nga: Lika Prishka Më: 7 gusht 2021 Në ora: 09:12
Lika Prishka

Luksi i jetës nuk vlen shumë

Po s'të pashë ty në sy

Si s'të thashë një fjalë unë

Kur përvëloheshim të dy

 

Qiellit i lëshova një bekim

Nëse kam lënë gjurmë tek ti

Jam e mbytur në trishtim

Ndjenjë e vogël, dashuri

 

S'më ndalen lotët në sy

As plagët që lëmon dora

E kërkoj Diellin si ty

Dallëndyshe krahëbora

 

Stinë e dimrit plot stuhi

Rrjedhin lotët si burimi

Ndaj nuk mundem, nuk e di

Pse rrënohet tërë gëzimi

 

Për njé fjalë s'të putha dot

buzét e tua peng në jetë

Dogja buzët, më fal o Zot

Ktheu të lutem, po të pres

 

Shpirti binjak!!!

Shpirti im binjak, je bukuria e kësaj toke...

Me bëj vend, të hyj tek zemra jote...

Me sytë e shpirtit, po të flas unë...

Ëndrra ime je, të dua  kaq shumë...

 

Dhe këtë e them, se të ndjej të dua...

Sepse aty shoh, se dhe ti ndjen diçka për mua...

Ashtu me sytë e zemrës, më flet dhe ti...

Kjo ëndërr për ne të dy, e ka emrin dashuri...

 

Ah sa shumë të dua, shpirti më ëmbëlsohet...

Kjo lumturi për ty, sa vjen e më shtohet...

Shpirti im binjak veç ty, të ëndërroj pranë...

Dua ti mbaj premtimet, mes nesh që dhamë...

 

Në altarin e dashurisë, në do të shkojmë...

Ëndrrën tonë më të bukur, aty realizojmë...

E shoh në sytë e tu, në fytyrën tënde...

Më merr dhe mua, tek e jotja zemër...

 

Ashtu të dy afër, si një trup i vetëm...

Se shpirtin binjak, të njëri-tjetri gjetëm...

Do të shkëlqejë, porsi yjet njëmijë...

Së bashku do të jemi në përjetësi...

 

M'i jep buzët t'i provoj

Mbi gjoksin e heshtur dua të të shtërngoj

Të mbështetem aty, më lerë të të prek

Më mbush me frymëmarrje se ndoshta jetoj

Më hidh një pikë ujë në plagën që djeg

 

M'i jep ato buzë që të t'i provoj

Jepmi të t'i puth unë lehte - lehtë

Afrohu më pranë, lermë t'i shijoj

Lermë të t'i hap si libër fletë - fletë

 

Çirrma këtë shpirtin tim

Mos ki frikë, nuk më dhemb

Eshtë i etur të të ndjenjë pranë gjirit tim

Të humb mbi ty, shkelur në çdo vend

 

Dëgjoma zemrën, shikomë në sy

Ndize flakën e epshit

Per të qenë një çast me ty

Do t'i falesha edhe dreqit

 

Buzët e mia janë të njëjtat

E lehtë të m'i shijosh

Puthi pra këto buzë, të shenjtat

Brenda vehtes të m'i lejosh

 

Ndale hapin, kthehu të me shohësh

S'është vonë, trokit në portën e vjeter

Sytë janë po ata, do m'i njohësh

Edhe pse shtrirë, s'kam krevat tjetër

 

Hapi dritaret, të bjerë drita mbi mua

Eja ndize flakën ashtu si di ti

Të mbushem me ajër me prekjet e tua

Puthi buzët e mia mos thahen, tani

 

Buzët të m'i rrëmbejë afshi i tërbuar

Mendova se dielli, ishte zhytur në to

T'i kafshoja pak në cepin e përvëluar

Bëlbëzo lehtë dhe pastaj me puthje i mbulo

 

Aty më print, në shtrat me çarçaf të bardhë

Të dua me pëshpërima në vesh, ulët

Aty Ku të prisja gjithnjë me mall

"Më beso! -më thoje si i marrë - Të dua!"

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat