Pasi dhe hoxhallarët u bënë unikë,
Tani Lugina nuk është në rrezik!
Unifikimi erdhi sipas modelit partiak,
Me rrugën u hapura për në Sanxhak !
S’mbetet pa u bashkuar asnjë shqiptarë,
Shkrimtarë, gazetarë, bletarë dhe gjuetarë !
Gjithë do t’bëhemi me lidhje farefisnie,
Shqiptaro-boshnjakë pa dallim shtetësie!
Do të mbajmë edhe një Referendum,
Duke çuar të parin në një muzeum…!
S’do të kemi problem as me shkollim,
Për diplomë nuk lypset nostrifikim!
Sa i përket adeteve Allahu amanet,
Boshnjakët do t’kthene n’identitet!
Lidhjet ngjallen nga Presheva n’Tutin,
-Lozë e kungullit nuk bënë hotin!
Me purri Presheve e me djathë Sjenice
Me suxhuk të terur e me kos baullice...
Nuk na duhet ndihma shtetërore,
Nga se kemi prodhimet vendore!
Ndryshimet e acarojnë Beogradin zyrtar,
S’do ta ketë kollaj me boshnjako-shqiptarë!
E veçmas pas nismës Ballkani “Open”,
Lugina do të bëhet një Mini Shengen!