Vëlla, mos ma sjell,
hasmin në shtëpi,
se plagët ende po
më kullojnë gjak.
Ende lotët nuk
më janë terur,
në faqe dhe
në sy ,
për gjakun,
e derdhur.
Vëlla, të lutem,
mos më vëraj,
për të dytën herë,
me zërin e hasmit,
dhe buzëqeshjet,
e tij cinike,
që më therrin
si thikë,
në zemër dhe,
më helmojnë,
në shpirtë.
Mos, të lutem,
se vëllezër jena,
një tokë,
një gjuhë,
një gjak,
një komb kena.
Vëlla, të lutem,
mos m‘i lëkund,
eshtrat e pagjetur,
të patretur,
në tokën e hasmit,
një shekull.
Vëlla, të lutem,
mos më vëraj,
më rënd,
se plumbat,
me zërin e tij,
të ç’jerrur,
mbi plagët,
dhe trupat,
e të parëve tanë,
një shekull.
Të lutem,
mos më lëndo,
se vëllezër,
sërish jena
një tokë,
e një kulturë, kena.
Unë të dua,
më shumë,
se veten,
si dje, si sot
dhe nesër !