Gazetarët tanë në faqet e shtypit krijojnë një radhë “fjalë të reja” krejt në kundërshtim me rregullat fjalëformuese të shqipes. Kështu nga forma e drejtë “qenë” e pjesores së foljes “JAM”, ata do të krijojnë formën e përdhosur “qenur”. P.sh.:
“Të qenurit i pandryshueshëm”.
“Të qenurit i hapur ndaj njëri-tjetrit”.
“Të qenurit udhëheqës”.
Në shqipen standarde nuk ka “të qenur” e “të paqenur”, por ka “të qenët”.
Duhet:
“Të qenët i pandryshueshëm”.
“Të qenët i hapur ndaj njëri-tjetrit”.
“Të qenët udhëheqës”.