Kumti për vdekjen e Ramush Tahirit, të gjithëve na la të heshtur!Iku shpejt nga kjo botë. Por, ka lënë gjurmë të pa shlyer si në gazetari e atdhetari. Mbetëm edhe pa një gazetar e analist të përkryer. Gazetar e analist i sojit dhe llojit të vet. Ishte i vetmi analist i pa anshëm.
Ramush Tahiri, mbi të gjitha ishte politolog, intelektual, veprimtar e atdhetar i madh u nda nga jeta kur Kosovës iu desht më së shumti.
Do të mbahet në mend për guximin e gazetarit model e analistit të mirëfillt i cili i trajtonte çështjet aktuale politike të kohës,pavarësisht se kush ishte apo është në pushtet apo në opozitë.
Do të jetosh gjatë Ramush në kujtesën e kolegëve, qytetarëve, miqve, dashamirëve dhe të gjithë atyre që të njohën e patën fatin të punojnë e bashkëpunojnë me ty.
Ishe model për brezat e gazetarëve e të analistëve, në përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurisë ndaj atdheut.
Ishe shembull i intelektualit duke lënë gjurmë të thella kudo dhe kurdo ku punove e veprove në frymën e atdhetarit e për të mirën e Kosovës dhe të kombit shqiptar.
Lamtumirë koleg Ramush Tahiri,e u prehtë në paqe.
Ngushllime familjes së ngushtë, farefisit, kolegëve, miqve, shokëve dhe të gjithë ata që të njohën.
Prehu në paqe dhe dritë të bëftë shpirti yt!