E kujtojmë shkrimtarin e talentuar Sterjo Spasse, me rastin e ditëlindjes...

Kultura

E kujtojmë shkrimtarin e talentuar Sterjo Spasse, me rastin e ditëlindjes...

Nga: Zymer Mehani Më: 14 gusht 2021 Në ora: 18:29
Kopertina

Sterjo Spasse është një nga prozatorët kryesorë të letërsisë shqipe të shekullit XX, i cili theu shabllonin e realizmit socialist. Ai ka lëvruar romanin dhe tregimin, por kryevepra e tij mbetet romani “Pse?!”

Sterjo Spasse u lind më 14 gusht 1914, në Gollomboç. Shkollën fillore e kreu në Korçë, ndërsa Shkollën Normale në Elbasan. Një kohë punoi si mësues. Më vonë vazhdoi studimet e larta për pedagogji në Firencë të Italisë dhe mandej për letërsi në Bashkimin Sovjetik. Pas Çlirimit një kohë punoi në revistat pedagogjike dhe letrare : "Shkolla e re", "Arsimi popullor", "Literatura jonë", "Nëntori", etj. Ai punoi edhe pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë, ndërsa së fundi jetoi në Tiranë, si shkrimtar me profesion të lirë. Vdiq më 1989 po në Tiranë.

Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore dhe u mor edhe me përkthime. Ai shkroi artikuj të ndryshëm, monografi, tregime, romane etj. Veprimtaria e tij, sidomos ajo letrare zë fill që naë vitet tridhjetë të shekullit të kaluar. Kjo ishte një periudhë në të cilën Spasse u dallua me krijiet e veta, sidomos në fushën e tregimit dhe të romanit.

Ai ka botuar disa përmbledhje tregimesh si dhe dhjetë romane.

Kryevepra e Sterjo Spasses është "Pse" (1935)

Veprat letare:

“Kurorë rinije”, 1934

“Pse ?!”, 1935

“Ata nuk ishin vetëm”,, roman 1952

“Afërdita përsëri në fshat”, roman 1955

“Buzë liqenit”, roman 1965

“Sokolesha”, 1966

“Të fala nga fshati”, 1968

“Zjarre”, roman 1972

“Ja vdekje, ja liri”, roman 1978

“Kryengritësit”, roman 1983

“O sot, o kurrë !”, roman 1989

“Letra nipit tim Arian në Tiranë nga Maqedonia dhe Kosova”, 1975

“Zgjimi”, roman

“Pishtarët”, roman

“Afërdita” ,roman (1944).

Kompletin prej 19 vëllimesh ia botoi “Rilindja” e Prishtinës, më 1968, që është edhe kompleti i parë i botuar i një shkrimtari shqiptar në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat