Bleva këpucë dhe rroba
Këmishë dhe kravatë
`Të jem ë afër` popullit
Çdo ditë e çdo natë
Nja tri katër fjali
Dikund ` i huazova`
Qendrat që s,kanë lumenj
Do t,i kenë, u premtova
Amviset do të marrin
Bukën falas në furrë
Nxënësit nuk do të kenë
Provim mature kurrë
Ju mësmidhënësit e mi
Nuk do të jeni në minus
Kurse për ju mjekë të nderuar
Nuk do të ketë Corona virus
Ju që nuk punoni hiç
Do të keni nga pak miell
Kurse ju bujqë të dalluar
breshër hiç,vetëm shi e diell
Ju që jeni barkvegjël
Do ju rritet rrypi
Ju garantoj me mandate
Që s,do t,ju bjerë gripi
Nuk më intereson fare
Çka më thotë filani
Kolltuku po me del
Edhe te zotni filxhani.