Femrat, apo lulet, cilat?!

Kultura

Femrat, apo lulet, cilat?!

Nga: Xhelal Hoxha Më: 19 gusht 2021 Në ora: 09:36
Xhelal Hoxha

Femrat gjithmonë janë çdo gjëja

Lulet e para të kësaj bote që qelin në behar

Janë lule bozhuret tona

Dashuria jonë e parë...

 

Po t'mos t'ishin femrat,

as lulet nuk do të egzistonin !

Ato i mbjellin, ujisin dhe kujdesën për to me plot ndjesi

Në gëzime e pikëllime

Ato na shoqërojnë në një simbiozë

Me erë-aromë, prekje, ngjyra, bukuri, shije e dashuri...

 

Atyre si duket, çdo gjë u ka hije...

Më n'gjasojnë në aromë amësie !

Me dashuri mëmëdheu

Me nostalgji Shqipërie

 

Cila m'je, ti mori zanë ?

Kë, ke atë? e kë ke mëmë ?

Kam Prishtinë, e kam Tiranë !

 

Vallë, femra, apo lulja, cila ti më je ?

Jemi një Ne;

më të bukurat, më të dashurat

në tonin at-mëmëdhe !

 

Kush ju ka parë, e ju ka shijuar ?!

gjithmonë n'ju është dashuruar !

Femrat, apo lulet cilat ?

Me bukuri kanë vrarë e kanë shituar

 

Ato janë dhe do të mbetën:

vet mrekullia e pashembull në këtë botë

Pa juve, bota dhe jeta,

Dhe dashuria do ishte e kotë !...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat