Kjo këngë me ëndërr u bën thirrje të rinjve shqiptar, rrini më afër gjakut tuaj dhe më afër gjuhës së nënës e varreve të prindërve më afër të afërmëve tu dhe më afër miqve jepja dorën vendit tënd dhe atdheut, bëhu zot i tokave të tua e zot i të adhmes tënde.
Atdheu ka fuqi magjepse të na tërheq e të të na bën ta duami vendin dhe të punojmë.
Çamët dhe arvanitët e Ilirida janë shqiptar flasin dhe shkruajnë njëjtë si të gjithë né dasmat dhe mortin i kemi krejt të njëjta.
Shqiptar, je adresë e gjallë e atdheut tënd t´i kujtojmë rrënjët tona, të ardhmen tonë rrini më afër njëri tjetrit, përbashkohuni se djalli këmbët i ka shtrirë kudo në atdhé.
Mërgimi në mërgim e shton përmallimin, tharjen e gjuhës dhe humbjen e identitetit Shqiptar, je himn për tokën dhe për lirinë, respekt kush di të përqafon e të dashuron.
Shqiptar, secili nga né në atdhe e kemi nga një copë zemër dhe nga një copë të dheut që quhet, Shqipëri, Dardani, Iliri e Çamëri, kjo këngë mision u bën thirrje të gjithve;
vetëm të bashkuar e kemi fuqinë e çlirimit!...