Për ty, luftëtar i lirisë, Avdullah Bekolli

Kultura

Për ty, luftëtar i lirisë, Avdullah Bekolli

Zymer Mehani Nga Zymer Mehani Më 21 gusht 2021 Në ora: 08:29
Avdullah Bekolli

Fryn murlani me tërbim

N’Marali u lind një trim

N’Malishevë, në mbarë Kosovën

Urojnë kullat për shqiponjën

Shqipe mali Abdullahu

Bir shqiptari, të lumtë krahu

Sikur sprijë a si kuçedër

I the hasmit “a do tjetër”

Kur barbartë  shanin flamurë

Gjuhën shqipe dhe kulturë

U ngrit trimi si uragani

E pat thirrë Tahir Sinani

-Avdullah, o i miri vëlla

A është marre t’rrimë nën shkja

-Jo qe besa, kurrë nënshtrim

Në flamur bëri betim

UÇK-ja shpresa jonë

N’gji e pati një shqiponjë

Avdullahun guximtar

Bir shqiptari, çlirimtar

Kur e thirri Tahir Sinani

U ngrit Dulla si uragani

Bëri luftën gjer n’fitore

Për liri të tok’s arbnore

-Lavdi t’qoftë komandant Dulla

Urojnë pragje, urojnë kulla

Trim me flatra si petrit

Gjaku yt n’flamur u ngjit

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat