Të kemi fiksim "Madame Deficit"!

Kultura

Të kemi fiksim "Madame Deficit"!

Nga: Agron Shabani Më: 21 gusht 2021 Në ora: 14:23
Agron Shabani

Të kemi fiksim moj"Madame Deficit"!

Vetullat tua si krih dallëndyshesh, çepallat tua mbi sy si ylberi pas shiut, flegërat e buzëve tua që çapin  dhe pijë gjithëçka....Edhe gjakun e popullit dhe Lujit (Luigjit) XVI-të-pas gliotinës...

Edhe lëngun e jetës dhe  "eliksirin" e asaj "dashurie të sertë" konkubine ose kurtizane që përmbysë ose shkatërron gjithëçja!

Trupin tënd si ""selvi" që derdhët i prushtë në shtratin e mbuluar me të holla dhe flori të proletariatit.

Na kujtohen prore britmat ose ulurimat tua orale ose erotike, dikur natën vonë, gjatë atyre netëve të gjata mondane ose metropolitane, kur Parisi kridhej dhe ç'kridhej në gjumë.

Mos harro!

Sa me largë nesh që je ose mendon se je, aq me pranë vetës të kemi oj Madam Deficit!

Dashuria qenka diçka jashta vetës (vetvetës) sonë të ikur dikund largë nga në, me kusht që të ruhen sekretët dhe integriteti i sëcilit.

Aiii Madame Deficit, aiiii...!

Shpeshherë të shohim në ëndërr, duke bërë dushë me vërë ose shampanjë bashk me Lujin (Luigjin) e XVI, por edhe me Napoleonin (Bonapartën) dhe "apostujt" tjerë të lirisë brenda dushit (banjos) që na i skurrojnë ëndërrat tona në gjak.

E shohim shpesh në ëndërr edhe Lujin (Luigjin) e XIV-të, me Maria Terezën, të bijen e mbretit Filipi IV të Spanjës, duke venë kurorë në kishën ose katedralen e Sant Zhan de Lizit...

Edhe Madame Onzhelik (Anxhelike), Madame Montespan, Madame Mentnon, Madame Tiso, Madame Luize de Lavlien etj...tek frekuentojnë pallatëve ose kështjellave të njohura të Versajës, Rambujesë ose Sën Zhermenit në Paris....

E dijmë se...

 Luji (Luigji) i XIV, i cili ishte i biri i Lujit (Luigjit) të XIII (13) të Francës dhe Anës së Habsburgëve të Austrisë, kishte trashëguar shumë nga luksi, ekstravanganca dhe temperamenti i gjyshës së tij, Maria Mediçi, tè familjes së njohut të Mediçëve nga Firenca e Italisë. 

Gruaja e dytë e tij, Madam Mentnon ndërkaq, ishte bukuroshja e njohur oborrtare, e cila shquhej për stilin ose veshjet (kostumet) e saj tunduese dhe ekstravagante.

Dhe, Luji (Luigji) XVI (16) i cili e kishte paguar me kokë luksin ose ekstravangancën tënde mbretrore ose perandorake si bijë e zgjedhur, ekskluzive dhe ekstravagante e mbretëreshes së shquar të Austro-Hungarisë, Maria Terezia. 

Gjithashtu e dijmë se...

Luksi dhe ekstravaganca e lartë e Maria Antonetes dhe Lujit (Luigjit) XVI, asokohe e çuan Francën në një krizë të thellë finansiare dhe ekonomike, ndërsa Lujin (Luigjin) e XVI dhe Maria Antoneten në vdekje, me prerje koke pas gliotinës nga ana "apostujve të lirisë" dhe jakobinëve të pakënaqur dhe në revoltë. 

Aiii "Madame Deficit", aiiii!

Mos harro se ...

Romakët e lashtë thonin dikur se ato që nuk i njohim ose nuk i dijmë, nuk jane çështjet ose gjërat me të rrezikshme, por ato që mendojmë se i njohim ose i dijmë.

Mendja, koshienca ose logjika e njeriut së bashku me lëximin, studimin, guximin, moralin, pervojen, besimin dhe intuitën, janë burimi kryesor dhe forma me e lartë ose supreme e njohjes dhe kuptimit të jetës, botës, natyrës, gjithësisë ose universit tonë, "madame Deficit"!

Nuk na ndihmon asgjë ajo nëse vrapojmë pas atyre gjerave që nuk i njohim ose nuk i dijmë, në qoftë se ato nuk i kemi lëxuar, mësuar dhe kuptuar me kohë sa dhe si duhet. 

 "Madame Deficit", ne në natyrë ose gjithesi, vazhdimisht sikur e shohim dhe lexojmë nje "dekalog" ose "partiturë të madhe" gjërash të pashkruara dhe të pathëna që na therrasin dhe obligojnë vazhdimisht edhe "mua", edhe "ty" , ose edhe "neve", edhe "juve", për të ditur, lexuar, studiuar, medituar, besuar dhe reflektuar akoma me shumë në të qenurit (prezencën), materien, krijesen dhe ekzistencën e pasosur të jetës, botës, natyrës, kosmosit ( univertsit), mendjes (logjikës) dhe shpirtit tonë . 

 Ndaj, sa me shumë që të futemi, thellohemi ose depertojmë në sferën ose universin e pasosur të forcave, dukurive, procesëve dhe fenomenëve të ndryshme natyrore ose mbinatyrore, të cilat janë të rregulluara dhe sistemuara nga ligjet e përhershme dhe të pandryshueshme dhe qe jane te fshehura ose maskuara nga "optika" ose "syri" i arritjeve dhe zbulimëve të gjertanimshme të arsimit, shkencës, teknikës, politikës dhe diplomacisë shqiptare ose kosovare!

Edi Rama njëherë tha: "Asnjëherë nuk duhet harruar faktin se edhe planetet ose yjtë e panumërt në qiellin e pafund, ndofta mund të jenë fole ose 'shtëpiza të bekuara' për 'liderët e pazevendësushem' ose 'historik"!

Mos harro se, çdo gjë e panjohur dhe e pashfrytëzuar nga mendja ( logjika), shpirti, intuita ose fantazia e lartë e njeriut në natyrë ose në gjithësi, mund të konsiderohet e "virgjër". Për të mos thënë " letër e pashkruar" ose " tabula rasa"-"Madame Deficit"!

Uni, logjika ose koshienca na mësojnë dhe udhërrefejnë vazhdimisht për gjërat që duhet ditur dhe mësuar, ndërsa zemra dhe shpirti ynë erotik, na mësojnë ose udhërrefejnë për ato që duhet besuar dhe shpresuar. Në të kundërten, për

arsimin, shkencën dhe teknikën, ato që nuk i dijmë ose nuk i njohim, janë gabime ose dështime të lehta në raport me ato që mendojmë se i njohim ose i dijmë. 

 U mor vesh se më mirë është të jemi të shëndetshëm në mendje (koshiencë), zemër dhe shpirtë, sa sa në llogaritje të ndryshme ligjore, morale, intelektuale, profesionale dhe të tjera, për ato gjëra që nuk i dijmë. 

Mendja, koshienca ose logjika, gjithëmonë kanë fakte dhe argumente të pazbuluara për njeriun.

Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe të drejtën e pakontestuar dhe tepër sovrane ose legjitime për të lëxuar, studiuar, ditur dhe mësuar sa më shumë.

Në këtë prizëm sipas Remarkut, Popperit dhe të tjerëve, nganjëhere janë më të mira dhe me të pranueshme mediokriteti ose padituria, se sa mosbindja, hezitimi ose kokëfortësitë e ndryshme objektive dhe subjektive të personave ose individëve të ndryshëm për t´i njohur dhe pranuar mediokritetin ose paditurine e tyre.

Fjalët dhe mendimët e mençura me tepër matën dhe vlerësohen mbi bazat dhe parimet e njohura shkencore dhe humaniste, dhe numërohen ose radhitën në bazë të volumit, sasisë ose madhësisë së tyre në faqe libri, shypi ose gazete. 

Se këndejmi, sipas Getës (Göethe), asgjë nuk e zbulonë ose detektonë me fuqishëm dhe me pushtetshëm edukatën, kulturën, moralin, karakterin, disiplinën dhe emancipimin e njeriut, se sa fjalët, mendimet dhe veprimet (veprat) e tij.

Në të kundërten, të kota ose fare boshe të dukën orvatjet, përpjekjet ose rropatjet e ndryshme shkencore, intelektuake, kulturore, informative, gazetareske, publicistike, politike, diplomatike dhe të tjera të personave ose individëve të ndryshëm, nëse edukata, kultura, arsimimi (emancipimi), morali, karakteri, Zoti dhe natyra janë kundër tyre. 

Në këtë prizëm edhe hidhrimi ose dëshprimi i parë së bashku me gabimin e vetëm, janë pëngesat kryesore që nuk mund të tejkalohën.

Asgjë nuk futet ose nuk depërton aq thelle në mbamendjen ose kujtesën tonë, se sa ato gjera që kemi deshirë t´i harrojmë sa me parë që të jetë e mundur. 

Duke menduar këtu në "foshnjërinë" ose "adoleshencën" tonë shpirtërtore, emocionale, intelektuale ose profesionale që shpeshherë i fshehim ose krijojmë vet me naivitetin, fanatizmin, mediokritetin, nebulozen, stupiditetin, naivitetin ose paditurinë tonë. 

Çdo e metë ose padituri e mundshme objektive dhe subjektive tek personi ose individi, në të shumtën e rastëve e kanë adresën ose origjinën e tyre në "adoleshencën" ose "tabula rasën" e tij shpirtërore, emocionale, kulturore, morale, edukativo-arsimore dhe kështu me radhë.

Githësia është komplete dhe definitive, por gjithëmonë e pakufijshme ose infinitive. Ashtu është edhe me "kosmosin" ose "universin e brendshëm" shpirtërorë, emocional, mental ose psikologjikë të njeriut. Sidomos me imagjinatën dhe fantazitë e tij.

Njerëzit e ditur dhe të thelle janë si qirinjët apo si yjet e panumërt në universin e pafund në atë menyrë që shpeshherë e djegin (kallin) vetën ose njëri tjetrin në emër të dritës dhe shkëlqimit global ose universal. 

Në instancë të fundit, pos Zotit dhe natyrës, asgjë nuk është e përjetshme ose absolute, por vetëm e përkohëshme ose relative. Zatën, pikërisht këtu ndofta ndodhët ose ekziston edhe formula ose sekreti i jetës dhe vlerave të saj hyjnore ose univerale. 

Ato që na dukën përjetësishtë të pabesueshme dhe të pakuotueshme, janë pikërisht ato që mund të besohen dhe kuptohen.

Në këtë frymë për njohjen, pranimin dhe respektimin e çdo ligji ose fenomeni të mundshëm natyrorë ose mbinatyrorë, njeriut i duhen ose nevojiten edutata, kulutura, intuita, morali dhe besimi i tij. 

"Robinson Krusoja", duke u bërë mik si dhe duke vënë (vendosur) raporte të shkëlqyera me atë "nomadin fisnik" të Daniel Defosë , kishte fituar mbështetje dhe simpati të shumëta ndër qarqët e ndryshme kulturore dhe artistike të kontinentit plak.

Montesku më anë të "Letrave Persiane" ndërkaq, do ia mundësonte edhe një të "padituri" ose "paarsimuari" që të vështronte dhe analizonte asokohe në menyrë kritike mbi të metat dhe cemet e ndryshme në strukturat e atëhershme shpirtërore, fetare, shkencore,i ntelektuale, kulturore dhe artistike në Evropë dhe me gjërë.

 Përderisa mbi filosofinë e njohur kineze (të Konfuqit..) atëbotë ishin ngritur mite, epose dhe legjenda të shumëta të "kultit" ose personalitetit-"Madam Deficit"!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat