Heronjtë tanë madhërojnë jetën,
me ndriçimin për t’vërtetën!
Tregojmë ne për t’vërteta,
s’do t’shuhemi sa t’jetë jeta!
Vëllezërit Frashëri bënë të vetën,
për lashtësinë treguan t’vërtetën!
Si Vaso pasha e të tjerë,
gjithmonë vendit i bëhet nder!
Krenari t’kem për atdhe,
si dikur trimi Skënderbe!
Si Agroni me Teutën,
vendit trimërinë kurrë s’ja humbën!
Si Justiniani n’mbrojtje t’Ilirisë,
ishte mirësia e njerëzisë!
Kodi i tij i drejtësisë!
N’kohë t’hershme Konstandini,
ishte shembull qytetërimi!
Nga Naissusi, Nishi i sotëm,
nga Dardania trungu i moçëm!
Pas përmbytjes globit tonë,
shtatë parime t’njerëzisë ndërton!
Për rregull rend edhe ligj,
raca e parë i kishte nisë!
Ishte Thoti n’qeveri t’parë,
shkrim-leximi nga ai është ardhë!
Edhe n’luftë t’fundit kishim ne,
trima e trimëresha që ranë për atdhe!
Sot ne t’kemi sinqeritet,
punën tonë ta vlersojmë vetë!
Pa i hy n’hak racës së parëve,
trashgëmi e shqiptarëve!
Vendi kështu gjenë shpëtim,
e ardhëmja jonë do’t ketë ndriçim!
Heronjtë tanë madhërojnë jetën,
me ndriçimin për t’vërtetën!