Dashuria, e vërteta, aftësia, kuptimësia e mirë
mirpor, edhe afërsia dhe pesha e fjalës së lirë
Për t’u marr vesh dy njerëz n’mes veti
“Këtu është e do të mbetët gjithmonë çelësi,
dhe kodi i të gjithë një sekreti!”…
Shpesh herë në jetë, ndodhë që njerëzit,
“apo siç t’i quaj disa jo njerëz”,
Nuk mund të merren vesh dot ndërmjet veti, me njëri-tjetrin…
Me shumë ndjesi, respekt dhe reciprocitet te çdo njeriu
dhe me tik-taket, e rrahjes së ritmit të zemrës
për dashuri dhe me dashurin e sinqertë të tyre…
Shpesh herë shtrohet pyetja, ndoshta te çdo njeri
S'e çka është në kuptimin e ngushtë, apo të gjerë
dhe çka kuptojmë me nocionin kuptimplotë:
Fjalën dashuri?!...
Përgjigja e kësaj simbioze do të ishte sa komplekse,
Po aq, akoma edhe më e thjeshtë:
Aftësia për të komunikuar, dashuruar,
ose për tu ofruar, e për t’u marrë vesh dy njerëz;
apo dy persona të gjinisë së kundërt, në mes veti në jetë:
Quhet dashuria, aftësia, afërsia e fjalës së vërtetë!...