- Ti ke bërë vargje, - më tha një shok -
Për të shquar e të marrë, me zë e pa zë,
Për të dashurit e zemrës e miq plot
Po Nolit, ...Nolit liberator asnjë.
I them: - Padyshim ta ndeshësh, miku im
Vjershave të mia s’e ke aq vështirë
Tek përsëris fjalët: det, dallgë, dritë
Këtë gabim patjetër e bëj me dëshirë.
Aty gjej sinonimin për Viganin,
Kohërash të murme që po presin rreze;
Me kukudhët e shoh si ndeshet Fani
Tek Atdheun përdorin brutalisht si meze...
Në Forest Hill të Bostonit*, ku prehet
Shkova me kalë të muzës për ta parë.
Kur u ndamë, i tronditur më tha: - Bir,
Hidhi një cigar Flamurit Kombëtar!
* Në moshën 83-vjeçare, u preh në varrezat e Forest Hillit të Bostonit, më 13.03.1965 Fan S. Noli ynë i madh