Është përmbyllur edicioni i 11-të i EtnoFest

Kultura

Është përmbyllur edicioni i 11-të i EtnoFest

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 12:17
Ministri Hajrulla Çeku

Në fshatin Kukaj të Prishtinës është përmbyllur edicioni i 11-të i Festivalit EtnoFest.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një postimi në ”Facebook”.

Festivali i EtnoFest-it është përmbyllur me ceremoninë e çmimeve dhe ky festival tash e 11-të vite bënë bashkë dashamirës të traditës, folklorit dhe trashëgimisë sonë kulturore.

”Gjatë ceremonisë, Ministri Hajrulla Çeku tha se iniciativa dhe koncepte të tilla janë shembuj se si mund të ruhen, prezantohen dhe promovohen traditat tona. Gjithashtu EtnoFest shërben si mostër e shkëlqyer se si mund të transformohet një hapësirë për t’i shtuar vlerë kulturore dhe potencial turistik”, thuhet në postimin e ministrisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat