E thellë... 

Kultura

E thellë... 

Nga: Xhelal Hoxha Më: 29 gusht 2021 Në ora: 08:56
Xhelal Hoxha

O njerëz të mirë, jeto jeni jetën tuaj,
siç i ka hije njeriut, njeri... 

Prandaj, për të jetuar dinjitetshëm: 

Dëgjoni e lexoni           

Punoni e rrezikoni 

Kuptohuni e bashkohuni 

Jetoni e dashuroni... 

Lerëni edhe të tjerët të jetojnë;  

Të punojnë, të hulumtojnë, të gëzojnë,  

gjithashtu, të vallëzojnë dhe të këndojnë...  

Por, edhe gjatë gjithë jetës së tyre,  

edhe më shumë të dashurojnë!..  

Ngaqë: E thellë është bota... 

E thellë është jeta! 

E thellë është ndarja! 

E thellë është toka! 

E thellë është dituria! 

E thellë është vetëdija e ndërdija! 

E thellë është dhimbja! 

E thellë është dashuria! 

E thellë është vdekja! 

E thellë është natyra! 

E thellë është.... 

Prandaj, për këto bota, dhe vet qenja njeri,  

ka shumë dashuri e mrekulli: 

I thellë është deti! 

I thellë është qielli! 

I thellë është Oqeani! 

I thellë është mendimi! 

I thellë është idhnimi! 

I thellë është vlerësimi! 

I thellë është gëzimi... 

I thellë akoma më së shumti 

E bashkë me të gjitha këto planetë,  

është edhe vet njeriu!... 

Pra dëgjoni, o njerëzit e mirë: 

Të thella janë të gjitha këto... 

Që nuk thuhen, as nuk shkruhen dot;  

nga shkrimtarë e poet në libra,  

dhe nuk thuhen në popull, kot së koti; 

Por, ama, edhe më shumë, e më i thellë është natyra;  

Gjithashtu, akoma vet, hyji- Zoti!... 

Që për çdo gjë ka përjetësinë e vet:  

Ndonëse e donë të thellën, të thellën përjetësi! 

Në përkujtim të qenies përgjithshmes njerëzore: 

qenies, Mbinjeri. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat